GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

BE paralajmëron takim midis Kosovës e Serbisë javën e ardhshme

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
REL: Pse BE-ja nuk po i sanksionon politikanët në Ballkanin Perëndimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Javën që vjen, më saktësisht të martën, më 22 shkurt, në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve. Këtë e ka konfirmuar duke u përgjigjur në një pyetje të Radios Evropa e Lirë, Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri.

“Takimi i ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve do të zhvillohet në Bruksel më 22 shkurt, mikpritës i të cilit do të jetë i dërguari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak. Ky rund i takimeve do të shërbejë për të vazhduar diskutimet e lidhura me implementimin e marrëveshjeve të deritashme dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

I pyetur rreth mundësisë që së shpejti të ketë takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Stano është përgjigjur se, “zhvilimi i një takimi të tillë do të bëhet i ditur në një kohë të përshtatshme”.

Burimet e BE-së kanë thënë se janë duke u bërë përpjekje që një takim i nivelit të lartë të zhvillohet para zgjedhjeve në Serbi, pasi takime të tilla nuk ka pasur që nga vera e vitit të kaluar. Po ashtu, kanë thënë se nga takimi i javës që vjen në nivel të kryenogociatorëve, do të varet edhe mundësia e një takimi në nivel të lartë.

Më parë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kishte thënë se “takimet do të thirren kur të ketë sinjale të qarta nga palët se janë të gatshme që në ato takime të arrihet përparim”./REL/

 

Etiketa: BEKosovaparalajmerimSerbia

Lajme të lidhura

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale
Kosovë & Rajon

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

11:29 - 05/10/26
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës zhvillon sot seancë të jashtëzakonshme për ligjin mbi Gjykatën Speciale
Kosovë & Rajon

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës zhvillon sot seancë të jashtëzakonshme për ligjin mbi Gjykatën Speciale

07:44 - 05/10/26
“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel

17:14 - 04/10/26
Para
“Jemi kthyer në regjim”/ Meta: Shqipërisë i duhet vota e lirë

“Rama edhe në gjumë mendon të përçaj ndonjë”, Meta: Basha vetëm justifikohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Partitë presin me rezerva propozimin e Celibashit për votimin elektronik në zgjedhjet vendore 2027
Aktualitet

Partitë presin me rezerva propozimin e Celibashit për votimin elektronik në zgjedhjet vendore 2027

18:34 - 05/10/26

Në një letër të hapur të premten Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u kërkoi partive politike të shprehen për...

Lexo më shumë
SPAK dhe BKH aksion/ Arrestohet administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

SPAK dhe BKH aksion/ Arrestohet administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

18:11 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Balliu: I dorëzova amerikanëve dosjen me prova për SHISH-in, KAYO-n dhe krimin në Shqipëri!

Balliu: I dorëzova amerikanëve dosjen me prova për SHISH-in, KAYO-n dhe krimin në Shqipëri!

17:42 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com