GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

BE reagon ndaj Serbisë: Lejoni vizitat e zyrtarëve të Kosovës

20:19 - 30/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
BE reagon ndaj Serbisë: Lejoni vizitat e zyrtarëve të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Javën që shkoi autoritetet shtetërore të Serbisë refuzuan kërkesat e katër ministrave të Kosovë për vizitë në Luginën e Preshevës. Lidhur me këtë Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të lejojë vizitat zyrtare të qeveritarëve të Kosovës.

Pavarësisht se katër ministra të Qeverisë së Kosovës, në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Brukselit, më 24 nëntor i kishin bërë kërkesë autoriteteve në Beograd që t’u lejohet vizita në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por më 27 nëntor, në ditën e nisjes së vizitës atyre u është refuzuar kërkesa, pa asnjë arsyetim.

Lidhur me refuzimin e vizitës së ministrave zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i ka thënë Telegrafit se “vizita e ministrave të Kosovës ishte njoftuar në mënyrë adekuate në përputhje me marrëveshjen dhe prandaj është dashur të lejohet të shkohet tutje”.

“I bëjmë thirrje Serbisë të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të lejoj të zhvillohen vizita zyrtare që të plotësohen kushtet e lartpërmendura”, ka thënë Stano, për Telegrafin.

Më tej Stano tha se BE, pret nga të dyja palët – pra Kosova dhe Serbia të implementojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara, përfshirë marrëveshjen për vizitat zyrtare.

“Vizitat zyrtare janë pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve dhe janë një mundësi për komunikim më të madh mes palëve”.

“Sipas marrëveshjes, të gjitha vizitat duhet të kryhen në një mënyrë që do të çojë përpara procesin e normalizimit ose të kontribuojë në punën e përgjithshme në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano.

Ndryshe, më 27 nëntor Serbia, kishte refuzuar pa arsye kërkesën për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë katër të ministrave të Qeverisë së Kosovës, Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku. /Telegrafi/

Etiketa: BEKosoveSerbiVizaVizita

Lajme të lidhura

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën
Kosovë & Rajon

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

15:32 - 08/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Para
Blinken paralajmëron Rusinë: Një agresion i ri do të shoqërohej me pasoja serioze

Blinken paralajmëron Rusinë: Një agresion i ri do të shoqërohej me pasoja serioze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com