Në përditësim…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mesditën e kësaj të shtune ka përsëritur sërish vendimin e PD-së për kërkesën e tyre për ngritjen e 3 komisioneve hetimore.
Basha është shprehur se vendimi i tyre për ti shkruar deri në fund masakrës zgjedhore.
“Në aksionin tonë politik në shtator PD ka kërkuar tre komisione hetimore. Një për masakrën zgjedhore, një për inceneratorët dhe një komision hetimor për çështjen Bechetti. Ne jemi të vendosur që ti shkojmë deri në fund masakrës zgjedhore të 25 prillit, pasi shqiptarët nuk meritojnë përsëritjen e shkrirjes së shtetin me partinë, krimin dhe oligarkinë si nyja e mbledhur në fytin e demokracisë. Mbetet një prioritet absolut i yni. Ne i kemi pritur dhe i keni parashikuar dhe ju. Komisioni për Inceneratorët dhe Bechettin po vonohen nga Edi Rama me pretekste acaruese për njerëzit që kuptohet nga qytetarët. Siç po përpiqen për të sabotuar komisionin për masakrën zgjedhore as për këtë komision nuk do ja dalin. Në rastin e komisionit për inceneratorët po kërkojnë rinformatim të kërkesës sonë”, ka thënë ai.
Po ashtu Basha vuri në dukje se komisionet hetimore për inceneratorët dhe Becchettin, mund të vonohen, por nuk pengohen dot.
“Ngritja e dy komisioneve të tjera, për inceneratorët dhe Bechetin, po vonohen momentalisht nga pakica në pushtet, me pretekste sa naivie, po aq acaruese për qytetarët që e dinë mirë se çfarë fshihet pas tyre. Megjithatë, mund të vonojnë ngritjen e tyre, por nuk e pengojnë dot atë. E nëse për mafien e inceneratorëve po kërkojnë riformulim të kërkesës tonë, në përpjekje për ta kthyer atë që duhet të jetë një komision hetimor, në një pseudo-grup pune për mjedisin, ndërkohë Rama shantazhoi jo më larg se dje krerët e bashkive për t’i çuar mbetjet te inceneratorët me pronarë offshore, për të furnizuar me paratë e qytetarëve llogaritë bankare në parajsat fiskale. Për komisionin Becheti, Edi Rama u tregua i prerë, duke na thënë se duhet ta harrojmë ngritjen e tij, sepse sipas Edi Ramës vendimi është i “mbuluar nga konfidencialiteti” dhe publikimi i tij dëmton interesat e Shqipërisë”, deklaroi Basha.
Për Lulzim Bashën nuk ka asnjë sekret në çështjen “Becchetti” dhe Rama gënjen kur thotë që nuk mund të publikohet dokumentacioni.
“Rama e dinte fare mirë që vendimi është përfundimtar dhe ka mashtruar qytetarët shqiptarë. Pse gënjen kur i ka të gjitha faktet? Dhe faktet i ka të gjitha në internet. Pse në kundërshtim me Kushtetutën kërkon të pengojë ‘Becchettin’? Pse vazhdon të gënjejë me gjoja sekretin e nëj dokumenti që është publik? Janë 120 milionë euro të vendit më të varfër në Evropë”, tha Basha.
Basha deklaroi se 120 milionë eurot ndaj Becchettit do të paguahen nga taksat e qytetarëve shqiptarë, që sipas tij, janë të varfrit në Evropë. “Si fillim, është shuma e frikshme prej 120 milionë eurosh që ai dhe shpura e tij kanë vendosur me veprimet e tyre kriminale në kurriz të çdo qytetari shqiptar. 120 milionë euro që qytetarët e shtetit më të varfër në Europë mund t’i përdornin në çdo fushë të hapësirë publike, nga investimet në infrastrukturë, në ndërtimin e çerdheve, kopshteve, shkollave, spitaleve, që mund të shkonin për pensionistët, mund të shkonin në ndihmë ekonomike për shtresat në nevojë, për kompensimin e pronarëve, dhe shumë e shumë cështje të tjera që janë të domosdoshme për familjet shqiptare që sot janë në morsën e çmimeve që rriten dhe varfërisë që shtohet. Prandaj thotë duhet të harrojmë komisionin hetimor se këto 120 milionë euro në vend që të shkojnë te qytetarët, do të dalin nga xhepat e tyre për të mbuluar këtë humbje kolosale për shkak të luftës së tij personale? Të harrojmë sepse 120 milionë euro janë sa dy paketat gjysmake që dha për pandeminë për të cilën edhe njëherë FMN-ja konfirmoi fatkeqësisht që kemi vdekshmërinë më të lartë në Europë, ndërkohë që Rama e trajton si histori suksesi…Ta harrojmë komisionin hetimor, sepse ndërkohë që këto 120 milionë euro do t’u hiqen shqiptarëve, familjet me fëmijët e sëmurë nga leuçemia po përballen me mungesën e ilaçeve kryesore për pacientët e mitur? Dëgjojini dëshmitë tronditëse të nënave që shpenzojnë miliona për të kuruar fëmijët e tyre, në mungesë të barnave nëpër spitale. Gjejeni kronikën e “Zërit të Amerikës”, shihni si familjet zhyten në borxhe për të blerë ilaçet për fëmijët e tyre, ndërkohë që papërgjegjshmëria e këtij kryeministri u kushton atyre 120 milionë euro nga taksat e tyre. Nuk e harrojmë këtë komision hetimor. Nuk e harrojmë sepse kjo mynxyrë duhet hetuar dhe përgjegjësit e saj duhet të marrin faturën e merituar. Sepse nuk janë paratë e tyre ato miliona euro që po konfiskohen nga llogaritë e Eurocontrol, ndërkohë që këta gënjejnë duke thënë se nuk do të marrin asnjë kokërr leku. Janë paratë e fermerëve, që punojnë në fushat e Shqipërisë nga mëngjesi deri në darkë, të grave që punojnë në fasoneri me paga të ulëta dhe orare të zgjatura, të inxhinierëve, të studentëve, të mjekëve, paratë e gjithë shqiptarëve”, tha Basha.
Basha: Rama dhe Balla urdhëruan që mos miratohet komisioni për Bechettin
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në konferencën për mediat në selinë blu se kanë informacione që Edi Rama dhe Taulant Balla kanë urdhëruar ngritjen e komisionit hetimor për Bechettin.
“Kemi informacione të plota se kërkesa për të mos miratuar komisionin Bechetti është urdhër i Edi Ramës dhe Tualant Blalës. Kjo tregon sesi funksionon shteti shqiptar. Në kontakt ehde me partnerët ndërkombëtarë dhe të vendosur për ti shkuar deri në fund sot dhe në ditët në vijim do të ndërmarrim të gjitha hapat që komisioni Beccetti të përfundojë me ngritjen e 3tij dhe të nisë nga puna.
Java e ardhshme është e fundit e zemërgjerësisë opozitare për riformulimin e kërkesës për inceneratorët. S’ka për të pasur tërheqje. Po e bëjmë vetëm për interesin publik. Mafia e inceneratorëve dhe lidhjet e tyre me politikën do të hetohen deri në fund,” tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e paraardhësit të tij për vettingun e politikanëve. I pyetur nga gazetari Juxhin Mustafaraj nëse Berisha i druhet këtij vettingu, Basha tha se në 2018, ish-kryeministri ka firmosur që ky proces të kryhet.