GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Beci i jep 44 MLN lekë babait të ish-këshilltares, tenderi pa garë

11:58 - 08/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Beci i jep 44 MLN lekë babait të ish-këshilltares, tenderi pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i ka lidhur menjëherë telat me bashkëpunëtorët e Bardh Spahisë për të mbaruar punët me tenderët. Kështu, të majtë e të djathtë bëhen miq kur vjen puna tek shpërndarja e lekëve të bashkisë. Këtë e dëshmon edhe prokurimi me objekt “Mirëmbajtja e rrugëve rurale (rialokim)”, me fond limit 44 milionë lekë, i firmosur nga Beci.

Bëhet fjalë për punime mbi punë të sapokryera, pasi gjatë këtij viti janë bërë disa tendera për rikonstruktimin e rrugëve rurale në Shkodër. Por, me sa duket punimet nuk kanë qenë cilësore dhe shumë shpejt rrugët paskan nevojë për mirëmbajtje.

Ndërkohë, në dokument vëmë re se financimi është buxhet i rialokuar, pra paratë që kanë mbetur nga buxheti i këtij viti, Beci ka vendosur t’i “hedhë” rrugëve.

Sigurisht, vazhdon metoda e dhënieve të tenderëve pa garë dhe në shkelje ligjore.

Në shkresat e tenderit duket se për këtë prokurim kanë paraqitur oferta 4 kompani, por sa për formalitet. Tre prej tyre Beci i ka përjashtuar menjëherë nga gara. Që mos të kishte fare pengesa, kryetari mbajti me tavolinë vetëm zarfin me ofertën e firmës  ALB – KONSTRUKSION, në pronësi të Ejell Radohinës.

 

Sigurisht ky është një emër i njohur për mediat dhe publikun, sepse ka përfituar shumë fonde nga Bashkia Shkodër. Kujtojmë se deri në fillim të këtij viti, para se të bëheshin zgjedhjet vendore në 14 maj, vajza e Ejell Radohinës, Griseld Radohina, ka qenë pjesë e këshillit të Bashkisë Shkodër. Ajo gëzonte atë status që në vitin 2015 dhe me postin që kishte, i siguronte babait tendera pa garë.

Ndërkohë, me prokurimin e fundit, Beci i shtoi listës së abuzimeve një tjetër tender me “Red Flag”, pasi këtë vlerësim e jep Open Data për shkak të riskut të korrupsionit që mbart procedura. Me sa shohim, edhe pse e bija nuk punon më në bashki, biznesmeni ia ka gjetur anën kryetarit socialist Benet Beci.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: benet beciejell radohinared flagrrugettender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Shtyhet seanca për Berishën, avokati: Kërkuam përjashtimin e Irena Gjokës

Shtyhet seanca për Berishën, avokati: Kërkuam përjashtimin e Irena Gjokës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)
Breaking Views

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26

Kosova mat forcat me Turqinë në orën 20.45, në sfidën që vlen një biletë për në Botëror. Dardanët pas një...

Lexo më shumë
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26
Kosova ndalet nga traversa, Asllani afër supergolit në “Fadil Vokrri”

Kosova ndalet nga traversa, Asllani afër supergolit në “Fadil Vokrri”

21:45 - 31/03/26
Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët

Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët

21:15 - 31/03/26
“Besojmë te ëndrra”/ Hajdari karikon Kosovën para ndeshjes vendimtare

“Besojmë te ëndrra”/ Hajdari karikon Kosovën para ndeshjes vendimtare

20:44 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com