GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur

19:40 - 15/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, OP-ED, Opinion, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke u përfshirë në kulisa meskine, falë dhe këshilltarëve të vet që e kanë kuptuar se ai përtyp çfarëdo tagjie që ti japësh, Bajram Begaj bën thjeshtë rolin e shërbëtorit të shërbëtorit. Në rastin e Erion Veliajt u përdor vetëm për një datë, në rastin e Sonila Bejtes thjeshtë si vegël në rivalitet brrylash mes gjyqtarësh.

Nga Andi Bushati

Ndonëse historia e republikës sonë nuk ka asnjë precedent të shkarkimit të një presidenti, opozita më e vogël në numra që ka ekzistuar ndonjëherë ka nisur sot një procedurë për ta bërë këtë kundër Bajram Begajt, me pretendimin për shkelje të kushtetutës. Le ta themi që në fillim: ky hap nuk ka asnjë shanc për të pasur sukses. PD nuk i ka as votat, as garancinë e institucioneve të pavarura për ti’a dalë mbanë. Por paradoksi i fillimit të një nisme për të cilën e ke të sigurtë dështimin, ka gjithësesi një shpjegim. Më tepër sesa për ta spastruar ajo duket sikur tenton për ta diskredituar, kryetarin më kukull që shteti shqiptar ka pasur gjatë ketyre dekadave. Kjo vërehet qartë në dokumentin që kanë paraqitur deputetët e opozitës.

Duke hequr mënjëanë disa pika që nxjerin në dritë një president banal, si ato për dekrtetimin e Diellës apo ato për konfikt interesi financiar, mjafton të ndalemi tek dy çështje që kanë të bëjnë me aktualitetin e ditëve të fundit. Bajram Begaj shkeli hapur kushtetutën duke shpallur një datë zgjedhjesh të parakohshme për Tiranën, ndonëse ligji themeltar i shtetit e kishte të shkruar, e zeza mbi të bardhë, se kur i prekuri, në këtë rast Erion Veliaj, bën ankimim, procesi ngrin automatikisht.

Në fakt, kështu ndodhi dhe dekreti i tij u hodh në koshin e plehrave. Përunjësia e tij, për tu zhgërryer para pushtetit të Edi Ramës, jo për faktin nëse duheshnin shpallur apo jo zgjedhje, por thjeshtë për ti realizuar ato fiks kur donte kryeministri, la mbi imazhin e tij një njollë të pashleyeshme. Bajram Begaj u shndërrua vetë në një interpretues të ligjit, predikoi se çështja i përkiste gjykatës administrative duke e shpërfillur kështu atë kushtetuese.

Por interesantja nuk qëndron në këtë pikë. Ajo gjendet në argumentin e dytë që kanë evidentuar deputetët opozitarë. Nëse për rastin Veliaj, kreu i shtetit e injoroi Gjykatën Kushtetuese, kur erdhi puna për të kërkuar ndërprerjen e mandatit të një anëtare të saj, ai vendosi ti drejtohet asaj, i pa mbështetur në asnjë ligj. Ai prodhoi një dokument ku kërkohej interpretimi për të larguar nga gjykata Sonila Bejten, gjë që do të shqyrtohet këtë të enjte. Ndonëse alibia e gjetur, gjoja për interpretuar mekanizmin e ripërteritjes së kësaj gjykate edhe nga Komisioni Venecias është quajtur të pakuptimtë edhe nga Raport Progresi i Bashkimit Evropian është parë si shqetësim për pasigurinë ligjore ku i ka futur gjykatësit kushtetues, dëmi tashmë është bërë dhe procesi ka filluar.

Të dyja këto ngjarje që janë në krye të listës me shkelje të hartuar nga opozita, nuk i bashkon vetëm lehtësia me të cilën Bajram Begaj e shmang Gjykatën Kushtetuese atëherë kur ligji e detyron ti referohet asaj dhe e vë atë në punë atëherë kur si’a kërkon asksush, pa përfillur një dekret të paraardhësit të tij. Me shumë se raporti që ka presidenti me ligjin këto dy episode flasin për karakterin e tij prej lakeu tipik. Në rastin e parë, ai nuk kishte në dorë faktin për ti bërë apo për të mos i bërë zgjedhjet në Tiranë. Ato do zhvilloheshin gjithësesi. Atij iu këkua të shkelte mbi veten dhe kushtetutën thjeshtë për një datë. Për asgjë më tepër se plotësimin e një teke klaendari. Edhe në rastin e ndërprerjes së mandatit të një gjykatësi kushtetues, roli i tij s’ka ndonjë peshë kushediseçfarë. Kjo gjykatë në të gjitha vendimet e saj të mëdha i ka shërbyer qeverisë. Loja për të mos pasur nëpër këmbë ndokënd që voton kundër është thjeshtë një lëvizje meskine e njerëzve që duan të rrisin peshën dhe të ruajnë influencat e tyre brenda një sistemi që në fund i shërben Edi Ramës. Pra, duke u përfshirë në këto kulisa, falë dhe këshilltarëve të vet që e kanë kuptuar se ai përtyp çfarëdo tagjie që ti japësh, Bajram Begaj bëri thjeshtë rolin e shërbëtorit të shërbëtorit. Në rastin e Erion Veliajt u përdor vetëm për një datë, në rastin e Sonila Bejtes thjeshtë si vegël në rivalitet brrylash mes gjyqtarësh.

Po, po, kaq meskin dhe banal e nxjerin kreun e shtetit këto episode. Si një njeri që kur të ikë, historia do ta kujtojë më shumë për batutat me sheqerin dhe rolin e lypsarit para Erdoganit, sesa si garant të unitetit të kombit dhe kushtetutës. Prandaj dhe procedura që ka nisur opozita e ka një vlerë, sepse qoftë edhe duke mos qenë në gjendje ta shkarkojë, ajo ka në dorë ta qesharakëzojë.

/Lapsi.al

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Para
Marrëveshja për Gazën, Trump nxori Rusinë jashtë loje në Lindjen e Mesme

Marrëveshja për Gazën, Trump nxori Rusinë jashtë loje në Lindjen e Mesme

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se...

Lexo më shumë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com