GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Begaj për median italiane: Vatikani të njohë Kosovën

18:33 - 03/12/22
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bëni qejf edhe punë”/ Mesazhi i Ramës për nxënësit e klasave të para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet për një vizitë në Vatikan ku u prit në takim dhe nga Papa Françesku.

Në një intervistë të dhënë për median italiane “Il Tempo”, Begaj bën me dije se i ka kërkuar Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Kreu i shtetit shqiptar thotë se roli i Papës është i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe sipas tij, vëmendja e Papës ndaj Kosovës do të ndihmonte shumë dialogun Beograd-Prishtinë.

Sa i përket të ardhmes europiane të rajonit, Begaj është shprehur se zgjerimi i BE-së në Ballkan nuk ka pse të përballet me euroskepticizëm.

Pyetje: President, Ju vini nga Rajoni i Ballkanit, i cili perveç se ndodhet përtej Adriatikut, në të shkuaren ka qenë burimi i disa luftrave të përgjakshme. Edhe sot tensionet në Kosovë, Bosnjë apo dhe Mal te Zi janë të larta. Si e mendoni të ardhmen e rajonit Tuaj?

Begaj: Pikërisht eksperienca e jonë ballkanike na mëson që nuk mund të luhet lojë luftrash në rajone me të kaluar dhe të sotme problematike. Për këtë arsye duhet dialog i vazhdueshëm, prosperitet ekonomik, energji pozitive për qytetarët tanë, por mbi të gjitha një projeksion i mirëfilltë Evropian për të ardhmen tonë. Zgjerimi i BE-së në Ballkan nuk ka pse të përballet me Europskepticizmin e brendshëm të disa forcave politike të BE-së, por duhet të jetë e vetmja rrugë për ta bërë të gjithë Ballkanin pjesë të BE-së larg influencës së fuqive të treta në rritje.

Pyetje: President, Ju e ftuat Papa Françeskun në një vizitë tjetër në Shqipëri. A mos vallë kjo ftesë ka lidhje me dëshirën Tuaj për më shumë vëmendje të Evropës ndaj vendit Tuaj dhe rajonit Tuaj?

Begaj: Në radhë të parë ftesa ime ka të bëjë me inaugurimin e fillimit të punimeve në Santuarin e Nënë Terezës (Shën Terezës) në Tiranë, një vepër shumë e rëndësishme për Shqipërinë, shqiptarët por edhe botën e krishterë. Të mos harrojmë se Nënë Tereza u shenjtërua nga Papa Françesku në 2016, dy vjet pas vizitës së bërë në Tiranë. Jam i bindur se shqiptarët do të donin t’i shprehnin mirënjohjen e thellë Papës për rolin e tij në shenjtërimin e shqiptares së madhe, që i përket pa dyshim të gjithë botës.

Gjithashtu, roli i Papës dhe i Selise së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për të shtuar vëmendjen e BE-së dhe të Perëndimit, jo vetëm për të ruajtur paqen në Rajonin e Ballkanit, por edhe për të siguruar të ardhmen Evropiane të Ballkanit. Në këtë pikëvështrim sigurisht i kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet, pasi kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Etiketa: Bajram BegajKosoveVatikan

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Përgjimet, ja si Çervanaku porosiste të vëllanë për “mallin”

Laboratori i kokainës në Frakull, identifikohet kolumbiani tjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com