GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Begaj pret Lord Stuart Peach: Të luftohet krimi dhe korrupsioni

12:36 - 09/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Begaj pret Lord Stuart Peach: Të luftohet krimi dhe korrupsioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach. Begaj vlerësoi vëmendjen e madhe që qeveria britanike i kushton rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe përshëndeti rolin e Lord Peach në promovimin e institucioneve të forta demokratike dhe mbështetjen për adresimin e sfidave të lidhura me sigurinë. Lidhur me zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, Presidenti Begaj nënvizoi faktin, se rajoni po kalon momente të vështira sa i përket paqes dhe sigurisë, të ndikuara edhe nga influenca ruse tek disa prej aktorëve rajonalë.

Duke u ndalur tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Begaj, vlerësoi vullnetin e demonstruar së fundmi nga autoritetet e Kosovës për të mirëpritur propozimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e arritjes sa më parë të një marrëveshje gjithëpërfshirëse e të zbatueshme mes palëve.

Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e madhe që ka ruajtja e unitetit, solidaritetit dhe kohezionit mes vendeve anëtare të NATO-s në përballimin e efekteve të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe influencave ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, lidhur me zhvillimet në Shqipëri, të dy bashkëbiseduesit u ndalën tek përgatitjet e vendit për zgjedhjet e ardhshme vendore, të dates 14 maj të këtij viti, tek angazhimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimin shumë të rëndësishëm me agjencitë respektive të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë edhe në kuadër të sigurisë kibernetike.

Etiketa: Begajkrimilord

Lajme të lidhura

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro
Breaking Views

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Para
13.5% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor. Eurostat: Shqipëria, çmimet më të larta në Europë

Dhunimi i mjekes, QSUT: Dënojmë dhunën ndaj bluzave të bardha

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe
Botë

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

Mijëra persona u mblodhën në Tel Aviv për të protestuar kundër luftës, duke kërkuar ndalimin e operacioneve ushtarake, veçanërisht ndaj...

Lexo më shumë
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26
Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26
Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com