GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Behgjet Pacolli denoncon skemën e mashtrimit: Persona të caktuar në Shqipëri po kërkojnë para në emrin tim

10:27 - 02/04/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Behgjet Pacolli denoncon skemën e mashtrimit: Persona të caktuar në Shqipëri po kërkojnë para në emrin tim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli ka denoncuar një skemë mashtrimi që po kryhet në emër të tij në Shqipëri. Në një reagim, Pacolli shprehet se persona të caktuar kanë arritur që të kopjojnë të dhënat dhe numrin e tij të telefonit, dhe përmes WhatsApp-it, kërkojnë para në emër të tij.

Ai thotë se personat kanë kërkuar shuma nga 10 mijë deri në 95 mijë euro me pretekstin se i duhen urgjentisht. Sipas tij, disa persona kanë rënë pre e këtij mashtrimi, ndërsa shton se në dijeni u vu nga një mik i tij një ditë më parë, i cili e kuptoi se nuk ishte ai nga mënyra e të shkruarit.

Biznesmeni apelon qytetarët që nëse marrin mesazhe të tilla të denoncojnë menjëherë në polici.

Reagimi i plotë:

 

LAJMËRIM PËR MIQTË E MI – JU LUTEM LEXONI!

Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.

 

Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.

 

Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes WhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër.

Mesazhet ishin të tipit:

“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”

Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro. Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para. Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.

JU LUTEM: MOS U MASHTRONI!

Unë nuk kërkoj para nga askush.

Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt.

Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj.

Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin

Etiketa: Denoncimgrupi kriminalpacolli

Lajme të lidhura

PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion
Breaking Views

PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

15:26 - 01/04/26
Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën
Breaking Views

Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

15:17 - 01/04/26
BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat
Breaking Views

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat

14:50 - 01/04/26
Para
Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Korçës, vitet e fundit i kaloi në varfëri

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Korçës, vitet e fundit i kaloi në varfëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26

Klevis Qose është liruar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i burgjeve. Qose e ka mbajtur këtë detyrë për rreth...

Lexo më shumë
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

15:26 - 01/04/26
Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

15:17 - 01/04/26
APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

15:09 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com