GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Bëj sikur je nëna ime”, 10-vjeçari shpëton nga gruaja që e ndiqte

14:38 - 17/11/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bëj sikur je nëna ime”, 10-vjeçari shpëton nga gruaja që e ndiqte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një histori e pazakontë është ajo që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Protagonist është një djalë 10-vjeçar. Ai është treguar shumë i zgjuar dhe i shkathët kur një grua po e ndiqte nga shkolla për në shtëpi. Vogëlushi hyri në një dyqan dhe i kërkoi arkëtares që të bënte sikur ishte nëna e tij.

Mediat e huaja kanë publikuar videon e këtij momenti dhe shfaqet një grua duke ecur së bashku me nxënësin e klasës së katërt, Sammy Green, teksa ai po bënte rrugën e tij përgjatë trotuarit.

I mituri hyri më pas në dyqanin e tij të preferuar të lagjes në Pottstown, Pensilvan, “Dani Bee Funky”. Nga ana tjetër, gruaja vijonte që të qëndronte jashtë, ndërsa Sammy u drejtua për në banak dhe i tha diçka Hannah Daniels.

Babai i 10-vjeçarit, Sam Green, i tha WPVI-së se djali i tij i kërkoi Daniels të “vepronte sikur je nëna ime” sepse “kjo zonjë po më ndjek”.

Arkëtarja adoleshente veproi shpejt dhe u vu mes Sammy-t dhe gruas, e cila ende e mbante derën hapur. Pasi gruaja e dyshuar si rrëmbyese fëmijësh u largua, i mituri u largua me qetësi.

Duke folur për incidentin e tmerrshëm, babai i Sammy-t tha se ai u trondit deri në palcë pasi pa pamjet e djalit të tij që po ndiqej.

“Kur po shikonim atë video, qaja sa herë që e shihja”, tha ai.

Ndërsa Sammy i tha”CBS Philadelphia” se po kthehej në shtëpi nga shkolla përmes rrugës së mesme lokale, kur gruaja filloi ta ndiqte dhe t’i ofronte t’i blinte ushqim.

“Ajo më thoshte ‘unë do të shkoj në Wawa, a do të shkosh atje? Ku është familja jote’”, tregon 10-vjeçari, i cili ka shtuar se nuk e kishte parë kurrë atë grua më parë.

Sammy tha se gruaja në fjalë pretendonte se e njihte familjen e tij dhe i kishte thënë se duhej të ikte me të. Kur pa dyqanin në qoshe pranë shtëpisë së tij, veproi shpejt dhe hyri brenda.

CBS raportoi se Departamenti i Policisë në Pottstoën e gjeti gruan gjatë fundjavës dhe ajo është referuar për ndihmë për shëndetin mendor. Ndërkohë Sammy tani ka një mik të familjes që e çon në shtëpi nga shkolla pas frikës.

 

Etiketa: Amerikeshkollevogelushi

Lajme të lidhura

Ktheu dhomën e hotelit në bazë droge, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Sherr mes grupeve të drogës në Itali, plagoset rëndë me thikë 30-vjeçari shqiptar

11:30 - 03/03/26
Irani sulmon me dron hotelin në Bahrein, “Washington Post”: Si sulmet te Kullat Binjake
Botë

Irani sulmon me dron hotelin në Bahrein, “Washington Post”: Si sulmet te Kullat Binjake

20:15 - 02/03/26
Qiproja vendi i parë i BE-së që shënjestrohet nga Irani, sulm ndaj bazës britanike
Botë

Qiproja vendi i parë i BE-së që shënjestrohet nga Irani, sulm ndaj bazës britanike

16:39 - 02/03/26
Para
U konfliktua me dy vëllezër, arrestohet roja i shkollës në Dibër

U konfliktua me dy vëllezër, arrestohet roja i shkollës në Dibër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali në IKMT, drejtori dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën, Sula i pezullon
Aktualitet

Skandali në IKMT, drejtori dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën, Sula i pezullon

17:52 - 03/03/26

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka vendosur pezullimin nga detyra të dy drejtorëve të Inspektoratit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit,...

Lexo më shumë
“Arresti shtëpiak”, Kushtetuesja i dha të drejtë Berishës, zbardhet vendimi

“Arresti shtëpiak”, Kushtetuesja i dha të drejtë Berishës, zbardhet vendimi

17:30 - 03/03/26
Drafti-rregullorja e Kuvendit: Koha e fjalimeve kufizohet në 5 minuta, ja ndryshimet e tjera

Drafti-rregullorja e Kuvendit: Koha e fjalimeve kufizohet në 5 minuta, ja ndryshimet e tjera

17:03 - 03/03/26
Takimi Kurti-Abdixhiku/ LDK mbledh deputetët, zëdhënësi i partisë: Të gatshëm për marrëveshje

Takimi Kurti-Abdixhiku/ LDK mbledh deputetët, zëdhënësi i partisë: Të gatshëm për marrëveshje

16:42 - 03/03/26
Dosja e “Sterilizimit”/ SPAK kërkon që Ilir Beqaj të gjykohet veçmas nga 8 të akuzuarit e tjerë

‘Sterilizimi’/ Beqaj: Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë

15:25 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com