Roland Bejko nuk e synon postin e kryetarit të Partisë Demokratike.
Në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, Bejko, ish-kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit, u shpreh se ka ambicie që të jetë deputet në parlament.
Mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit në krye të PD-së, Bejko tha se pret që të shpallen kandidatët dhe të dëgjojë programet e tyre.
“Në fakt, asnjëri prej tyre nuk ka shpallur kandidaturën. Do pres të shpallen kandidatët dhe pastaj do të vendos. Pasi të dëgjoj realisht se cili nga kandidatët do ta ketë platformën e tij më afër ideve të mia dhe vizionit tim që kam unë për Partinë Demokratike të re. Jo, nuk kandidoj.
Për Tiranën kandidova sepse kisha tre arsye. Jo, nuk e fsheh ambicien time, e kam pasur dhe e kam për të qenë në parlament. Sarkozy thotë, të bëhesh një kryetar partie ose udhëheqës shteti, të duhet një kohë e gjatë të përgatitesh. Mua më mungon network-u brenda Partisë Demokratike, i vlerfshëm për t’u bërë një kryetar partie”, theksoi ai.
Discussion about this post