GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç pret propozimin e perëndimit për shtensionimin e situatës në Kosovë

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç pret propozimin e perëndimit për shtensionimin e situatës në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk e di se cila është zgjidhja për shtensionimin e situatës me Kosovën dhe se është në pritje që të dëgjojë propozimet e zyrtarëve perëndimor.

“Vetëm të hënën kur të dëgjoj Lajçakun dhe Escobarin, atëherë do t’i thërras serbët nga Kosova për t’u konsultuar. Unë nuk e di se çfarë ka menduar dikush si rrugëdalje”, ka theksuar Vuçiç për mediat në Beograd.

Në fakt, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do të qëndrojnë në Prishtinë dhe në Beograd.

Vizita e tyre vjen pas tensioneve në veri të vendit, ku strukturat kriminale kanë shfaqur dhunë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediave, derisa në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan tash e disa ditë serbët e kësaj pjese po protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.

Serbët, në prill, i kanë bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore me direktivat e Beogradit zyrtar dhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve nuk i kanë pranuar.

Ndërkohë, dje, presidenti francez, Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, të cilët i ulën në të njëjtën tavolinë presidenten Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, kërkuan shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës që banohen me shumicë serbe dhe garantimin për pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje. Duket se me këtë propozim tashmë janë pajtuar liderët e Kosovës, por ende jo edhe presidenti serb, i cili ende nuk e di nëse serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në ato zgjedhje.

“Duhet të bisedoj me ta këto ditë dhe të shoh se çfarë do të fitojë populli ynë, e jo vetëm çfarë do të lëshojë pe. Gjithmonë jemi të gatshëm dhe duam paqe e ulje të tensioneve”, tha Vuçiç duke shtuar se nuk është optimist.

Ai në fund tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron që Serbia të hyjë në konflikt me NATO-n, por siç tha “për ne assesi nuk është në interes që të luftojmë me NATO-n”./RTK

Etiketa: KosovaperendimipropozimiVucic

Lajme të lidhura

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë
Aktualitet

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Para
Përgatituni për pushime më të shtrenjta/ Destinacionet më të kërkuara për verën e 2023

Përgatituni për pushime më të shtrenjta/ Destinacionet më të kërkuara për verën e 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit
Sport

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot përballë Bjellorusisë ndeshjen e saj të fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve....

Lexo më shumë
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com