GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Beleri në burg, Greqia nuk dorëzohet/ Dendias: Shqipëria rrezikon integrimin, problemi është në Bruksel

19:33 - 19/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata njeh mandatin e Fredi Belerit në krye të Bashkisë Himarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Athina zyrtare insiston në lirimin nga burgu të Fredi Belerit, kryebashkiakut të Himarës, i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, me akuzën e shit-blerjes së votave.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, vijon t’I përmbahet tezës se arrestimi i Fredi Belerit është në kundërshtim me shtetin e së drejtës, dhe kjo sipas tij, ajo nuk prek vetëm marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe raportet mes Tiranës dhe Brukselit.

“Pala greke është njohur me dosjen, e kemi lexuar dhe e dimë se çfarë përmban ajo, nëse është serioze ose jo. Unë dua ta ritheksoj se mbajtja në burg e një kryebashkiaku të zgjedhur me atë dosje dhe pa u gjykuar akoma mendoj se është përtej shtetit të së drejtës në një vend europian.

Mendoj se është mirë që pala shqiptare ta kuptojë se për të shkuar drejt familjes europiane është e domosdoshme që të kemi një shtet të së drejtës, për të gjitha vendet, jo vetëm për Shqipërinë.  Me këtë sjellje të qeverisë shqiptare kam frikë se ngrihen pikëpyetje serioze në këtë drejtim.

Nuk e konsideroj si një çështje vetëm mes Greqisë dhe Shqipërisë, është një çështje e Shqipërisë me Bashkimin Europian që ka të bëjë me shtetin e së drejtës.

Jam tejet i mërzitur sepse kam punuar shumë për marrëdhëniet shqiptaro-greke, besoj shumë në perspektivën europiane të Shqipërisë, besoj se Shqipëria dhe Greqia mund të jenë miqtë dhe aleatët më të mirë siç besojnë dhe shumë të tjerë në Greqi dhe Europë por ka disa kritere që duhen përmbushur. Duhen të bëjnë shumë kujdes me këtë çështje”, tha ai për mediat greke.

Beleri, megjithëse në qeli, arriti të fitojë Bashkinë e Himarës, me 19 vota diferencë ndaj Jorgo Gorës, i cili mbështetej nga Partia Socialiste.

Nuk dihet nëse Beleri do të arrijë të fitojë lirinë deri në muajin gusht, kohë kur i skadon mandati si kryebashkiak, nëse nuk betohet para Këshillit Bashkiak. Beleri me fitoren në 14 maj bëhet kryebashkiaku i parë në 32 vite që arrin të marrë mandatin si i zgjedhur, duke qenë në burg, ndërsa në 2001 pati një precedent të ngjashëm kur Azgan haklaj merrte mandatin e deputetit, megjithëse ndodhej në paraburgim.

Nëse Beleri nuk arrin të betohet para Këshillit Bashkiak, në detyrë mbetet paraardhësi i tij, Jorgo Goro, një situatë e ngjashme kjo me atë të Shkodrës pas zgjedhjeve të 2019-ës.

 

Etiketa: beleriGreqiahimaraKryesore1

Lajme të lidhura

Ish-sekretari Blinken: “Non grata” lidhet me problemet e Berishës, jo me SHBA! U qëndroj sanksioneve të vendosura
Breaking Views

Ish-sekretari Blinken: “Non grata” lidhet me problemet e Berishës, jo me SHBA! U qëndroj sanksioneve të vendosura

18:03 - 26/03/26
E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji
Aktualitet

E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji

16:58 - 26/03/26
Dy makina përplasen pranë Urës së Zogut, 6 të lënduar transportohen me urgjencë
Aktualitet

Dy makina përplasen pranë Urës së Zogut, 6 të lënduar transportohen me urgjencë

16:41 - 26/03/26
Para
Shehu: Ja prapaskenat e vendimit për shkrirjen e portit të Durrësit

Shehu: Ja prapaskenat e vendimit për shkrirjen e portit të Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?
Botë

SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?

18:29 - 26/03/26

Demokratët akuzojnë administratën Trump për tepricë, në ndërkohë që republikanët e quajnë “mbyllje demokrate” New York : Në SHBA po...

Lexo më shumë
Ish-sekretari Blinken: “Non grata” lidhet me problemet e Berishës, jo me SHBA! U qëndroj sanksioneve të vendosura

Ish-sekretari Blinken: “Non grata” lidhet me problemet e Berishës, jo me SHBA! U qëndroj sanksioneve të vendosura

18:03 - 26/03/26
Lewandowski e ka “ters” Shqipërinë, mediat polake ngrenë alarmin për kapitenin e tyre para duelit me kuqezinjtë

Lewandowski e ka “ters” Shqipërinë, mediat polake ngrenë alarmin për kapitenin e tyre para duelit me kuqezinjtë

17:36 - 26/03/26
Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin

Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin

17:18 - 26/03/26
E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji

E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji

16:58 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com