GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Beleri reagon nga burgu: Me Ramën këtij vendi po i vdes edhe shpresa

11:47 - 29/01/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dorëheqja e Jorgo Goros, reagon nga qelia Beleri: Kukull e Ramës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli i Posaçëm rrëzoi sot kërkesën e Fredi Belerit për t’u lejuar të betohet si kryebashkiak i Himarës. Përmes një reagimi për mediat, Beleri thotë se Gjykata zbatoi urdhrin e kryeministrit Rama, pasi ai është gjyqtari suprem.

Nga ana tjetër ai akuzon prokurorët e SPAK dhe gjyqtaren Irena Gjoka pasi kështu po i japin një dorë sulmit ndaj zgjedhjeve të lira në Himarë.

Sa për këtë të fundit ai ka bërë një kallëzim në SPAK pasi Beleri pretendon se nuk i ka garantuar një proces të rregullt ligjor. Nga ana tjetër ai shprehet se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, pasi aty është shpresa e fundit.

Reagimi i Belerit:

Sot Gjykata e porositur prej pushtetit politik , goditi edhe një herë zgjedhjet në Himarë. Gjashtë muaj pas kërkesës time, zbatoi urdherin e Kryeministrit – Gjyqtar Suprem , për mos të më dhënë leje për t`u betuar dhe të marrë mandatin.

Pa betimin nuk behet efektiv mandati. Pa betimin dhunohet e drejta kushtetuese e zgjedhjeve. Duket sikur ne Himare nuk jane bere zgjedhje. Me force pushteti, në kundershtim me Kushtetuten, dhe me bekimin pa ligj të një gjykate personale të Kryeministrit, po shkelet çdo parim , normë kushtetuese dhe Europiane për mos të leshuar Bashkine e Himares.

Nen dirigjimin e zevendesprokurorit politik të SPAK Adnand Xholi, duke keqperdorur prokuroren Dorina Bejko, dhe me mbulimin qe u ben falsifikimeve ne procesin tim prokurori Edvin Kondili, kjo treshe mbaron cdo porosi te Kryeministrit Rama per sulmin antikushtetues ndaj zgjedhjeve në Himarë.

Per t`i dhene nje dore ketij sulmi ndaj zgjedhjeve te lira ne Himare , u kujdes edhe Kryetarja e GjKKO, Irena Gjoka duke keqperdorur gjyqtarin relator Erjon Çelen.

Nje “ndihmesë” e dha sot me refuzimin e lejes gjyqtarja Daniela Shirka. Ajo ne kundershtim me ligjin dhe vendimin e Gjykates se Larte, e gjykoi çështjen si gjyqtare e vetme.

E gjykon e vetme se nuk gjen dot dy të tjerë që të poshtërojnë kaq shumë Kushtetutën dhe të drejtën e zgjedhjes në Himarë. Kujtojmë se disa gjyqtare qe u caktuan ne procesin tim penal , kane dhene doreheqjen se në fund të fundit nuk donin dhe refuzuan qe të shkelnin ligjin dhe Kushtetutën e Shqiperise ne menyre flagrante.

Prej dy muajsh kam bërë kallëzim ne SPAK per gjyqtarët Irena Gjoka dhe Erjon Cela dhe prokuror Edvin Kondili. Jane te vetmit magjistrate qe kam kallëzuar, se me veprimet tyre kane siguruar që të mos më garantohet proçes i rregullt ligjor, të administrohen akte të fallsifikuara ne demin tim , të nxisin pushtetin qëndror për veprime antikushtetuese ndaj Bashkise Himarë, duke mohuar parimin më të shenjtë të demokracisë, qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve të lira.

Gjithë vëmendja jone është tek Gjykata Kushtetuese. Atje kam depozituar disa kerkesa. Prej tre muajsh ka kaluar per gjykim ankimi im ndaj mases se sigurimit dhe akoma nuk ka nje date gjykimi. Presioni i Ramës qëndron i rëndë edhe atje.

Presim që Gjykata Kushtetuese të paktën të mbrojë Demokracinë, të mbrojë Kushtetutën!

Shpresa vdes e fundit, por dita ditës, këtij vendi po i vdes edhe shpresa!

 

Etiketa: beleriBurg

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Orë të nxehta për Kumbullën, 3 ekipe mbeten në garë

Orë të nxehta për Kumbullën, 3 ekipe mbeten në garë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com