GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Belinda i bën qokën Gramoz Sakos, i dhuron vëllait të kryebashkiakut tenderin 4.3 miliardë lekë të ujësjellësit Lushnjë

15:12 - 19/11/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Belinda i bën qokën Gramoz Sakos, i dhuron vëllait të kryebashkiakut tenderin 4.3 miliardë lekë të ujësjellësit Lushnjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qysh kur ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, mori në varësi Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje, humbjet vazhduan të thellohen.  Administratori i vendosur prej saj, Klajdi Shkurti, e ka mendjen tek korrupsioni me tenderat, jo tek shoqëria që po falimenton. Kështu, paratë e shoqërisë mbushin arkën e oligarkëve, ku njëri prej tyre është Gramoz Sako, kryetari i bashkisë Tepelenë (ish-komandanti i Gardës).

Në vitin 2022, Klajdi e mori shoqërinë me humbje 1 974 342 lekë. Më poshtë është grafiku që tregon humbjet:

Ndërsa humbja e shoqërisë në vitin 2024 është gati trefish më e lartë: 44 994 893 lekë. Më poshtë është dokumenti i bilancit financiar i firmosur nga drejtori Klaidi Shkurti.

Në vend që të kursejë buxhetin që ka në administrim, Klaidi Shkurti, bën korrupsion me tenderat. I tillë është prokurimi me objekt “Stacioni i ri i pompave në Gajde, dublim pusi, depo e re dhe plotësim i linjave të dërgimit për njësitë Fiershegan, Allkaj (Cukas, Toshkëz) Krutje (Fier i Ri) Bubullimë Imsht’’. Më saktë, Kaidi është zbatues i porosisë së Ballukut, për t’i bërë qokën zyrtarit të PS-së.

Fondi limit për këtë projekt është 424 565 676,00 lekë pa TVSH dhe paratë janë vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit sipas shkresës së Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve.

Në tenderin e mbajtur më 24 shtator 2025 morën pjesë 9 operatorë ekonomikë dhe bashkime kompanish, por komisioni i Klaidit i eliminoi 8 prej tyre qysh në fillim.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu është klasifikuar tenderi nga Open Data Albania.

Procedura është shënuar me ‘Flamur të kuq” që është sinjali për riskun e korrupsionit.

Favorizohet kompania e kryetarit të bashkisë Tepelenë

Më 30 tetor 2025, kompania “2T” shpk, u shpall fituese megjithëse kishte ofertë më të lartë se konkurrentët. Oferta e firmës së Artan Sakos, vëllait të kryetarit të Bashkisë Tepelenë, Gramoz Sako, është 381 940 467 lekë pa TVSH.

Ndërkohë, operatori ekonomik “ALB – STAR” shpk prezantonte vlerën 315,302,894 lekë pa TVSH. Ndërsa “ERGI” shpk propozonte ofertën 326,915,570 lek pa TVSH.

Me ofertë më të ulët ishte edhe kompania “LLAZO” shpk me vlerë 348,210,434 lekë pa TVSH.

Megjithatë, kur tenderi është me fitues të paracaktuar, nuk ka rëndësi oferta. Për këtë janë të vetëdijshëm thuajse të gjithë operatorët pjesëmarrës, të cilët dyshohet se janë pjesë e marrëveshjes dhe marrin pjesë formalisht.

Konkretisht, bashkimi i Operatorëve Ekonomik CURRI me & XHENGO tallen hapur me organizatorët e tenderit me ofertën e dorëzuar në SPE që rezulton mbi fondin limit të parashikuar nga Autoriteti Kontraktor për realizimin e punimeve objekt prokurimi.  Ky subjekt ka bërë ofertën me vlerë 428,601,594.12 lek pa TVSH! Të dyja kompanitë janë përfituese të mëdha të tenderave dhe janë të afta të formulojnë një ofertë të vlefshme.

Po ashtu, pjesëmarrës të tjerë në tender, si BE – IS SH.P.K dhe LIQENI VII, që kanë bërë oferta më të larta se sa fituesi, janë partnerë biznesi dhe kanë përfituar më parë në bashkëpunim kontrata publike me firmën “2T’.

Po ashtu, firmë “Ergi” shpk është partnere dhe ka bashkëpunuar më parë në formën BOE me “2T’ shpk duke përftuar tendera. Pavarësisht se “ERGI” shpk ka bërë ofertë më të ulët se ajo fituese, ka dorëzuar me mangësi dokumentet për stafin, duke i lënë “prova” komisionit” që ta skualifikojë. Nga ana tjetër thuajse të gjithë pjesëmarrësit janë të angazhuar në kontrata të tjera publike dhe nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të mbuluar edhe këtë punë.

Sakot nuk ngopen megjithëse po u thyhet kurrizi nga kontratat  

Nga njëra anë kompania “2T” e menaxhuar nga Artan Sako, vëllai i Gramoz Sakos, më 29 maj 2024, u përjashtua me 6 muaj nga tenderat për mashtrime, sërish vazhdoi të përfitojë buxhetin e shtetit. Kështu, Ujësjellësi i Vlorës do t’i jepte kësaj kompanie në 16 tetor 2024 tenderin me objekt “Ndërtim i Rrjetit të Kanalizimeve nga Lungomare deri në hyrje të Radhimës, Vlorë”, punë të cilën akoma nuk e ka mbaruar. Fondi i dhënë, sipas kontratës është 324 329 691,00 lekë. Edhe ky tender është shënuar me “Flamur të kuq”.

Në të njëtën datë me këtë tender, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, “2T” shpk do të merrte tenderin “Ndërtimi i dhomës frigoriferike kufomambajtëse” me fond limit 99 891 705,00 lekë pa TVSH. Ky tender është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës, që ishte kompania e Sakove.

2T është pjesë e dosjes së koncesionit të Sterilizimit, pasi është nënkontraktuar nga kompania koncensionare SaniService pa miratimin e autoritetit kontraktor, Ministria e Shëndetësisë, veprim që ngarkon me përgjegjësi edhe Ogerta Manastirliun, e cila duhet të monitoronte zbatimin e kontratës.

Edhe pse e themeluar në vitin 2000, kompania nisi të shfaqej si fituese e tenderave të mëdhenj publikë në vitin 2013, pas ndryshimit të pushtetit. Këtu shfaqet ndikimi i Gramoz Sakos do të bëhej Komandant i Gardës së Republikës.

Nga viti 2019 dhe më pas kompania do të kishte  me një xhiro vjetore mbi 25 milionë USD. Nga viti 2015 deri në vitin 2022, kompania 2 T ka marrë mbi 170 milionë euro tendera, kryesisht në bashkëpunim me kompani të tjera.

Nga 70 tendera me vlerë mbi 170 milionë euro, 1/3 e tenderave figurojnë me flamur të kuq, që do të thotë pa garë, me garë formale ose duke përjashtuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.

Kompania e vëllait të ish-kreut të gardës Sako, 2T shpk, e Artan Sakos, rezulton: mbajtëse e 2 koncesioneve; përfituese e të paktën 90 milionë eurove nga tenderat; përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike me anë të vendimit e APP-së nr.49, datë 29 Maj 2024, si rezultat i keqinformimit me qëllim kualifikimin në 3 tendera, por pas një muaji ky vendim u pezullua deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata; përfituese e 3.5 milionë euro nga koncesionari i sterilizimit e po në të njëjtën periudhë Artan Sako nëpërmjet kompanisë 2T ka marrë edhe 780.000 euro për konsulencë.

Së fundmi 2 T Shpk u shpall fituese si pjesë e bashkimit të operatorëve për tenderin 3.9 milionë euro prokuruar nga SPAK me objekt: ‘Ndërtim dhe rikonstruksion për godinën e re të SPAK’. 2 T shpk aktualisht është investuar në proces zbatimi në të paktën 8 kontrata paralele në vlerë totale 44.7 milionë euro, të lidhura me ARRSH, FSHZH, Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Lushnjë.

Ndërkohë Dokumentet Standarde te Tenderit, tek shkaqet e përjashtimit, detyrojne operatorët të paraqesin vetëdeklarim për mosangazhimin e Kapaciteteve Teknike në Kontrata,  të tjera. Sigurisht që komisioni i Ujësjellësit Lushnjë nuk e ka bërë verifikimin e kapaciteteve të kompanisë së vëllezërve Sako, por u ka dhënë tenderin pa plotësuar kriteret.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Belinda BallukuGramoz SakoKlaidi Shkurtitender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Dështon seanca e Kuvendit të Kosovës për buxhetin dhe fondet ndërkombëtare

Dështon seanca e Kuvendit të Kosovës për buxhetin dhe fondet ndërkombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së...

Lexo më shumë
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com