GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Belinda i ka paguar Olsit 2 mln euro në Greqi”/ Berisha zbulon përgjimet e Veliajt në qeli

14:52 - 14/03/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Belinda i ka paguar Olsit 2 mln euro në Greqi”/ Berisha zbulon përgjimet e Veliajt në qeli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në duart e SPAK është një përgjim i Erion Veliajt, i cili nga qelia komunikon me bashkëshorten dhe e udhëzon se “shko e thuaji Ramës se, Belinda i ka paguar Olsit 2 mln euro në Greqi”. Kështu deklaroi kryetari i PD Sali Berisha, gjatë një konference për mediat këtë të premte, teksa u ndal te çështja “Veliaj”.

Berisha i mëshoi qëndrimit të shpalosur më herët, se pas dosjes kundër Veliajt qëndron vetë shefi i tij politik, Edi Rama. Sipas Berishës, Rama “e lëshoi se Erionin, ai bëri gabimin fatal se u paraqit si zëvendësi i tij”.

“Mos mendo ti se e ka lëshuar Rama atë për arsye tjetër. Absolutisht jo, se e dinte se në 12 maji i zinte vendin ai. Ishte i papërmbajtur në karrierë”, tha Berisha.

Në seancën e zhvilluar më herët gjatë javës në Apelin e GJKKO, prokurorët e SPAK paraqitën si prova disa përgjime të Veliajt, për të argumentuar se kryebashkiaku nuk duhet të lirohet nga qelia.

Për këto përgjime, Berisha u shpreh një ditë më parë se ishin një kurth që i kishte përgatitur Edi Rama në bashkëpunim me Ulsi Manjën, kreu i ministrisë së Drejtësisë, që ka në varësi drejtoritë e burgjeve.

Dhe sipas Berishës, një nga këto përgjime është edhe komunikimi i Veliajt me bashkëshorten Ajola Xoxa, edhe ajo nën akuza penale, ku flitet për 2 milion euro që supozohet se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku “i ka paguar” vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

“…Tha më mirë i futi dhe ato çimkat me Uluziun, ja nxorrën regjistrimet ku i thotë ndër të tjera, Ajolës, shko e thuaji Ramës se, Belinda i ka paguar Olsit 2 mln euro në Greqi. Dhe ajo shkon i thotë, ajo nuk e dinte se çdo operacion aty drejtohej nga Rama. Midis të tjerave, se i keni marrë vesh ju këto, por nuk i publikoni. Plus gjëra të tjera, çfarë kishin aty ato regjistrime të Uluziut dhe Ramës”, tha Berisha në konferencën për mediat.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga kryeministri Rama apo ministrat Manja e Balluku për akuzat e Berishës.

Etiketa: Belinda BallukuEdi RamaErion VeliajKryesore1pergjimeSali BerishaUlsi Manja

Lajme të lidhura

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja
Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Para
“Rama ndërron fetë sa herë martohet”, Berisha: Po fyen Kuranin me krijimin e Shtetit Islamik Bektashi

Protesta për mbylljen e TikTokut/ Berisha thirrje të rinjve: Nesër të mblidhemi në ora 7 në respekt të fjalës së lirë, para ndërtesës së tiranit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra. Vendimi u mor nga...

Lexo më shumë
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com