GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bellingham, një tjetër “English” që do luajë për Realin, ja historia e ishullorëve te mbretërorët

21:57 - 16/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bellingham, një tjetër “English” që do luajë për Realin, ja historia e ishullorëve te mbretërorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jude Bellingham, që nga dje, është zyrtarisht një lojtar i Realit të Madridit. Anglezi ka firmosur për 6 sezone në Madrid, duke u bërë në fakt dhe anglezi i gjashtë që do të përfaqësojë ngjyrat e bardha.

Para tij kanë qenë 5 anglezë që kanë luajtur për Madridin, një histori që nisi nga viti 1979 me Laurie Cunningham

 

Laurie Cunningham

Reali i Madridit kishte kaluar rreth treçerek shekulli histori kur Laurie Cunningham filloi karrierën e tij në Madrid. Ai luajti midis viteve 1979 dhe 1982 dhe u dallua më shumë për shfaqjen dhe shpejtësinë me topin.

Por dramat e tij familjare nuk e ndihmuan ta bënte atë yllin që synonte të ishte. U largua nga klubi i bardhë me një titull në La Liga dhe dy Kupa të Spanjës. Ai vdiq në një aksident në moshën 33-vjeçare në vitin 1989.

 

Steve McManaman

Konsiderohet thuajse nga të gjithë si anglezi më i suksesshëm që ka luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Në rastin e Steve McManaman, ai përkoi me Vicente del Bosquen në periudhën 1999-2003, gjë që e bën atë futbollistin anglez me rekordin më të mirë të atyre që kanë veshur fanellën e bardhë: dy Champions; dy tituj në La Liga; një Superkupë Europiane, një Kupë të Spanjës dhe një Kupë Ndërkontinentale.

 

David Beckham

Ylli anglez, i cili luajti me Realin në periudhën 2003-2007, ishte elementi i katërt në Madridin Galaktik të ndërtuar nga Florentino Perez, së bashku me Figo, Zidane dhe Ronaldo. Por pa dyshim, ai nuk dha ndonjë kontribut të madh për ekipin, pavarësisht profesionalizmit të tij të paqortueshëm.

 

Michael Owen

Edhe pse mori pjesë në shumicën dërrmuese të ndeshjeve në të vetmin sezon që ishte lojtar i bardhë (2004-2005), duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 3 asiste, ai u gjend në momentin e gabuar në Madrid. Një sezon më vonë ai u kthye në Premier, te Newcastle.

 

Jonathan Woodgate

Pak mund të thuhet për këtë lojtar për të cilin Madridi pagoi 22 milionë euro. Në vitin e tij të parë ai nuk luajti asnjë ndeshje për shkak të një dëmtimi muskulor. Në debutimin e tij si madrilen ai shkaktoi një autogol dhe u përjashtua me karton të kuq. Nga atje, dhe me gjithë mbështetjen e shokëve të tij, veçanërisht Ronaldo Nazarios, u huazua te Midëllsbrou në vitin 2006, për të nënshkruar përfundimisht me të.

Etiketa: bellinghamReal Madrid

Lajme të lidhura

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë
Breaking Views

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26
Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’
Sport

Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

22:31 - 10/01/26
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia, Vllaznia dhe Teuta sigurojnë çerekfinalet
Sport

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia, Vllaznia dhe Teuta sigurojnë çerekfinalet

19:44 - 10/01/26
Para
Shifrat e luksit të maturantëve, 1000€ Ferrari dhe fustane të vajzave të ekranit

Shifrat e luksit të maturantëve, 1000€ Ferrari dhe fustane të vajzave të ekranit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë
Breaking Views

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26

Trajneri John Rooney, vëllai i Wayne, e udhëheqi ekipin e kategorisë së gjashtë të futbollit anglez drejt arritjes më të...

Lexo më shumë
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

07:45 - 11/01/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

07:31 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com