GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bënë namin me drogë në shtëpi, arrestohen 5 shqiptarë në Britani

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Bënë namin me drogë në shtëpi, arrestohen 5 shqiptarë në Britani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia britanike ka vënë në pranga 5 shqiptarë pasi gjatë një kontrolli ju gjet një fermë kanabisi me vlerë më shumë se një milion paund në Neëcastle.

Sipas mediave të huaja, katër nga 5 shqiptarët e arrestuar janë lënë në burg, ndërsa një 22-vjeçar do të hetohet në liri. Operacioni ‘Sentinel’ shënon kapjen e një ndër sasive më të mëdha të kultivimit të lëndëve narkotike në Britani.

Policia u njoftua për një aktivitet të dyshimtë në një shtëpi në Fenham Hall Drive. Kur oficerët kontrolluan pronën në dukje bosh, ata vunë re që dritaret ishin të hapura dhe një erë e fortë kanabisi vinte nga shtëpia. Brenda ata zbuluan një fermë kanabisi të përbërë nga rreth 3,265 bimë, me vlerë rreth 1,370,000 £, të shtrira në tre kate.

Detektivi David Hodgson i Policisë së Northumbria vlerësoi reagimin e shpejtë të policisë dhe tha se prona ishte një nga ndërtesat më të mëdha që ai kishte parë të përdorej për këtë lloj kriminaliteti.

“Ky ishte një operacion i madh,  ishte një ndërtesë me rreth 35 dhoma rritjeje të shpërndara në të gjithë pronën. Rendimenti që ne kemi kapur ka potencialin të jetë mbi një milion dhe ekziston mundësia që të ketë pasur edhe rendimente të tjera këtë vit. Burrat që përdornin ndërtesën nuk kishin lejen e pronarit për të qenë brenda dhe kanë shkaktuar dëme në vlerë prej rreth 100,000 paund, si dhe kanë vjedhur energjinë elektrike.”-u shpreh ai.

Etiketa: arrestimeBritanishqiptarë

Lajme të lidhura

Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën
Aktualitet

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Para
Dyshime për kontrabandë diplomatike, bllokohet mjeti me shishe vere dhe 426 pasaporta që vinte nga Parisi

Dyshime për kontrabandë diplomatike, bllokohet mjeti me shishe vere dhe 426 pasaporta që vinte nga Parisi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën
Aktualitet

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26

Një aksident në vendin e punës është regjistruar paraditen e kësaj të marte në qytetin e Pogradecit. Një punëtor, i cili...

Lexo më shumë
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com