GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Benet Beci blen makina elektrike tek Dulakët, 140 MLN lekë në tenderin pa garë

11:49 - 23/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ndjek trendin global të mbrojtjes atmosferës dhe ka vendosur të blejë makina elektrike.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ndjek trendin global të mbrojtjes atmosferës dhe ka vendosur të blejë makina elektrike.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ndjek trendin global të mbrojtjes atmosferës dhe ka vendosur të blejë makina elektrike. Por Beneti nuk e harron zakonin e vjetër (korrupsionin) edhe kur ndjek trendin më të ri!

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt Loti i I-rë: Blerje automjete vetura elektrike, të zhvilluar me 3 nëntor 2023 dhe më datë 16 nëntor 2023 është shpallur fituesi. Ky është vetëm Loti i parë dhe Beci ka menduar të shpenzojë 140 milionë lekë. Me këto para parashikohet të blihen 5 autovetura për punonjësit e bashkisë dhe 7 biçikleta elektrike për policinë bashkiake.

 

Në dokument nuk parashikohet se ku janë mungesat që duhet të zëvendësojë Beci, sepse deri më sot stafi i bashkisë nuk ka pasur problem në lëvizjen me makinat që ka në dispozicion.

Në fakt, gjithçka është bërë shpejt e shpejt, në funksion të përfitimit dhe përvetësimit me fondet e bashkisë. Shohim se brenda një ditë është bërë mbyllja e afatit për dorëzimin e ofertave. Duke qenë se është paraqitur vetëm një ofertë, brenda një ditë ka përfunduar edhe mbajtja e tenderit për shqyrtimin e dokumenteve.

Është e qartë që në atë ditë, Beci vendosi edhe fituesin, pasi u paraqit vetëm kompania “ALBANIA MOTOR COMPANY”sh.p.k. Përderisa nuk u bë anulim procedure, është e dukshme që po favorizohet pronari i firmës, Ardian Dulaku.

Kontrata abuzive është mbajtur larg syve të publikut për nja dy javë, ndërsa është publikuar më datë 16 nëntor 2023. Do ishte i vlefshëm ky afat nëse Beci dhe stafi i tij do të shqyrtonin oferta, por në këtë rast nuk kishin ç’të verifikonin.

Ndërkohë, monitoruesi i pavarur Open Data Albania ka vulosur me “Flamur të kuq” këtë tender luksoz. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit që mbart procedura e prokurimit.

Por nuk mbaron këtu. Madje tani do të tregojmë një nga arsyet pse tenderi është zhvilluar me nxitim dhe nuk ka respektuar ligjin. Sikur përmendëm pak më sipër pronari i saj është Ardian Dulaku. Në të dhënat e QKB tregohet se kjo firmë është një degëzim i kompanisë “INER” e cila ka bashkëpronarë vëllezërit Genc, Ardian dhe Artan Dulaku.

3 vëllezërit Dulaku  nuk lanë tender pa fituar nga qeveritë e Rilindjes, edhe pse një kohë të shkurtër patën përplasje me kryebashkiakun Erion Veliaj. Por që prej dy vitesh duket se i kanë rregulluar sërish marrëdhëniet me qeverinë dhe tashmë nuk hasin më pengesa për të marrë paratë e tenderëve. Me këtë tender Beneti i ka siguruar kronikat për “punën e mirë” që do të transmetohen në televizionin kombëtar Vizion Plus, që është pronë e Dulakëve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimardian dulakuibenet beciGenc Dulakumakinaopen data albaniared flagtender

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Enrique Iglesias njofton albumin e tij të fundit në karrierë…

Enrique Iglesias njofton albumin e tij të fundit në karrierë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com