GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Benet Beci e nis mandatin me “flamur të kuq”, firmos tenderin me shkelje të energjisë “smart”

13:10 - 14/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Benet Beci e nis mandatin me “flamur të kuq”, firmos tenderin me shkelje të energjisë “smart”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas urdhrit të ministres Belinda Balluku, 4 bashki përfshirë Shkodrën, kanë filluar nga puna për të siguruar energji inteligjente. Por, me sa duket ky projekt do t’u shtojë qytetarëve sa qimet e kokës. Konkretisht, Bashkia Shkodër ka planifikuar të shpenzojë 10 milionë lekë vetëm për personat që do të mbikëqyrin këtë proces pune.

Konkretisht bëhet fjalë për tenderin me objekt “Mbikëqyrja e punimeve për objektin: Investime në kuadër te projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjencë energjie”. Ky tender është hapur nga ish-kryetari Bardh Spahia, i cili ka planifikuar të shpenzojë 10 milionë lekë për këtë shërbim. Ndërsa Benet Beci, tashmë si kryetar i ri, e ka aprovuar këtë dhe i ka dhënë dritën jeshile. Tenderi ka brenda shkelje dhe mundësi korrupsioni. Sado i vogël që është fondi, autoriteti kontraktor nuk e ka përballuar joshjen për ta shkelur ligjin e prokurimeve.

 

Më datë 8 qershor Bashkia Shkodër ka publikuar kontratën përfundimtare të tenderit, ku shihet se fituese është firma “TOWER”sh.p.k, në pronësi të Irdi Kullës, me ofertë 8.7 milionë lekë. Në fakt kanë qenë 6 firma që kanë paraqitur ofertat për këtë tender dhe ajo që vëmë re është se të gjitha kanë ofertë me vlerë të njëjtë.

Por, Beci nuk i ka trajtuar njësoj, sepse 5 oferta i ka përjashtuar që në fazën e parë dhe ia dha fitoren pa konkurrencë “TOWER”sh.p.k. Tre inxhinierë të kësaj firmë do të marrin 10 milionë lekë se do të mbikëqyrin punimet. Për këtë shkak, monitoruesi Open Data Albania i ka dhënë Bashkisë Shkodër “flamurin e kuq”.

Energjia Inteligjente

Energji Inteligjente është procesi i përdorimit të sistemeve dhe metodave të reja teknologjike për rritjen e eficencës së energjisë. Sipas Ballukut, ky sistem do të shmangë kriza të tjera energjetike. Për këtë projekt vendi ynë ka nënshkruar një marrëveshje  me qeverinë zvicerane, që është parashikuar të kushtojë 5.3 milionë franga në katër bashki.

Në këtë moment hyn në lojë kryebashkiaku i ri i Shkodrës Benet Beci, i cili është i stërvitur në abuzimet dhe aferat me tenderët publikë.

Lexo edhe:  Spahia, 86 mln lekë Nazërajt, rojës së parave që u vodhën në Rinas

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBardh Spahiabenet becienergjia inteligjenteShkodërtender

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Një ‘galaktik’ i ri në ‘Bernabeu’, shihet si pasuesi i Luka Modriç

Një 'galaktik' i ri në 'Bernabeu', shihet si pasuesi i Luka Modriç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com