GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Beqaj lë sot qelinë për të dëshmuar në komisionin hetimor të shëndetësisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Beqaj lë sot qelinë për të dëshmuar në komisionin hetimor të shëndetësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të lërë sot qelinë e burgut për të shkuar për të dëshmuar në komisionin hetimor parlamentar të hetimit të koncesioneve në Shëndetësi, sterilizimit dhe check up.

Beqaj do të pyetet nga deputetët në lidhje me të dy koncesionet, të konsideruara abuzive, teksa për sterilizimin ai është marrë zyrtarisht i pandehur për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Në një prej seancave gjyqësore në GJKKO, lidhur me thirrjen në komision, Beqaj kërkoi të dinte qëndrimin e gjykatës, pasi ai paralajm♪7roi se do të nxjerrë sekret hetimor.

“Jam thirrur në Komisionin Hetimor për të paraqitur pretendimet e mia dhe për të dhënë sqarime para deputetëve. Kam ndërkohë nga një tjetër trupë gjykuese një masë sigurie (për dosjen SASPAC), sa kohë do më jepet për të përgatitur qëndrimet e mia? Ky nuk është shqetësimi më i madh, pasi do duhet t’i zbërthej në komision të gjitha aktet dhe argumentet, një pjesë e të cilave përbëjnë sekret hetimor, dhe deklarimet e mia atje mund të përbëjnë shkelje të vendimit të gjykatës për mosnxjerrje të sekretit hetimor. Dua të di qëndrimin e gjykatës”, – u shpreh ish-ministri.

Ndërkohë, një ditë më parë dëshmoi për rreth 5 orë biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili është një prej përfituesve të koncesionit abuziv të sterilizimit. Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme të komisionit pati përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me mosparaqitjen e dëshmimtarëve.

Më konkretisht, ditën e djeshme nuk u paraqitën biznesmenët italianë, përfitues të komncesionit të sterilizimit, teksa një emër tjetër që nuk po paraqitet në komision për të dëshmuar është dhe biznesmenia Vilma Nushi, e cila është një prej përfitueseve të koncesionit abuziv të check up-it.

Deputetët socialist u hodhën në mbrojtje të saj, si Plarent Ndreca apo Edona Bilali, madje sipas kësaj të fundit, Vilma Nushit nuk duhet t’i përmendej as emri, por t’i referoheshin me iniciale V.N., edhe pse ajo ka marrë miliona euro nga lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit Albana Vokshi deklaroi se ai komision nuk mund të mbyllet pa thirrjen e dëshmimtarëve kyç, si Vilma Nushi dhe sipas saj, ajo duhet të paraqitet edhe me Polici nëse do të jetë e nevojshme.

Kujtojmë se veç sterilizimit, Ilir Beqaj u arrestua në fillim të muajit korrik me urdhër të SPAK në lidhje me abuzimin me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që ish-ministri drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Beqaj dyshohet se përmes njerëzve të besuar ka ndërtuar një skemë për të përfituar shuma të mëdha parash duke lëshuar fatura fiktive për shërbime të pakryera, të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.

Gjithashtu, ai akuzohet edhe për fshehje pasurie, pasi dyshohet se është pronari “faktik” i restorantit “Gzona” tek Kalaja e Tiranës, si dhe i një automjeti që e ka në emër të bashkëpunëtorit të tij, po ashtu në burg, Ermal Kurtulaj.

Etiketa: BeqajKomision

Lajme të lidhura

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
Para
VIDEO – Aksident në Athinë, humb jetën i riu shqiptar, pamjet e përplasjes

VIDEO - Aksident në Athinë, humb jetën i riu shqiptar, pamjet e përplasjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”, banorët e Nivicës mësyjnë Gjirin e Kakomesë
Breaking Views

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”, banorët e Nivicës mësyjnë Gjirin e Kakomesë

15:21 - 21/06/26

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga protestuesit, të cilët u mblodhën...

Lexo më shumë
Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat  e Myzeqesë mbeten pa ujitje

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat e Myzeqesë mbeten pa ujitje

15:09 - 21/06/26
Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
“Nuk janë të nxitur nga Irani apo algoritmet”/ Ditmir Bushati “godet” Ramën

“Nuk janë të nxitur nga Irani apo algoritmet”/ Ditmir Bushati “godet” Ramën

14:45 - 21/06/26
Pamjet/ Një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë

Pamjet/ Një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë

14:17 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis