GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqi për dosjen ‘SASPAC’, SPAK paraqet prova të reja për ish-ministrin Ilir Beqaj

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme  ka paraqitur prova të reja në procesin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe të bashkëpandehurve në dosjen e “SASPAC”.

Në seancën e somte shqyrtimit paraprak prokurorët kanë depozituar një zarf me prova të reja.

Prova e re që iu paraqit gjyqtares Elsa Ulliri ishte një tabelë “Excel-i”  të nxjerra nga këqyrja e laptop-it të të pandehurit Aldred Nikolla, e cila përmbante të dhëna për shpenzimet e kryera nga ai në eventin “Festa”.

Avokatët kërkuan kohë të njihen me këtë akt, për këtë arsye Gjykata e Posaçme caktoi datën 6 maj ora 10.00 për seancën e radhës. Të premten e ardhshme avokatët do të mbajnë qëndrimin e tyre lidhur me këtë prove të re të organit të akuzës.

Pas këtij momenti, GJKKO do të shprehet për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Lidhur me këtë çështje mbahen në masën shtrënguese “arrest në burg” Ilir Beqaj ish-drejtor i SASPAC si dhe Ermal Kurtulaj.

Dosja e SASPAC dhe akuzat për ish ministrin

Në këtë dosje, Beqaj akuzohet për disa vepra penale, mes të cilave “korrupsion”, “shkelje barazie ne tendera” dhe “mashtrim”, të kryera gjatë kohës që drejtonte SASPAC, agjenci shtetërore që menaxhonte fondet e BE në Shqipëri. Të bashkëpandehur me të janë edhe 10 persona të tjerë.

Në dosjen “SASPAC”, SPAK akuzon Beqajn për 6 vepra penale në 27 episode. Akuzat përfshijnë korrupsion në 2 raste, shkelje të barazisë në tendera në 8 raste, falsifikim dokumentesh në 9 raste, mashtrim me pasoja të rënda në bashkëpunim dhe fshehje pasurie në 3 raste. Hetimet lidhen me kohën kur ai drejtonte agjencinë që menaxhonte fondet e BE-së.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm për të cilin Beqaj akuzohet nga SPAK. Ish-ministri po gjykohet paralelisht në Gjykatën e Posaçme për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” në formën e grupit të struktururuar kriminal, gjatë nënshkrimit të kontratës koncesionare të “Sterilizimit”.

Lidhur me këtë çështje, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 6 vite burg ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Me 6 vite burg biznesmenin Ilir Rrapaj. Marsela Sejranajt, Saimir Kadiu, Petref Mersini dhe Arben Gjata u dënuan me 3 vite e 6 muaj burg. Ndërsa Naile Ajazi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg.  Të gjithë përfituan ulje dënimi pasi kërkuan gjykim të shkurtuar.

Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, po gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme, jashtë kësaj pjese të dosjes që tashmë është mbyllur.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

Prej vitit 2021, Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, post nga u dorëhoq në nëntor të vitit 2023. Në tetor të atij viti ai u bë gjithashtu pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Veç për aferën e sterilizimit, Beqaj është dërguar për gjykim në fillim të muajit prill së bashku me 10 të pandehurit të tjerë për aferën korruptive me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian nëpërmjet procedurave të pavërteta të prokurimit dhe pastrimit të parave përmes faturave fiktive, në kuhën kur ai drejtonte SASPAC.

 

Etiketa: BeqajprovaSpak

Lajme të lidhura

Zjarri del jashtë kontrollit në Priskën e Madhe, zjarrfikësi: Situata është e komplikuar
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Priskën e Madhe, zjarrfikësi: Situata është e komplikuar

11:53 - 13/08/26
Nga zjarri në Priskë, ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës
Aktualitet

Nga zjarri në Priskë, ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës

11:46 - 13/08/26
Konflikti në lokal në Divjakë, 22-vjeçari kthehet të vrasë një burrë, 6 në pranga, 3 me precedentë penalë
Aktualitet

Konflikti në lokal në Divjakë, 22-vjeçari kthehet të vrasë një burrë, 6 në pranga, 3 me precedentë penalë

11:34 - 13/08/26
Para
“Korridori VIII mbetet simbol i dështimit”, Tabaku: Shembulli se si pushteti socialist nuk është europian!

“Korridori VIII mbetet simbol i dështimit”, Tabaku: Shembulli se si pushteti socialist nuk është europian!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Priskën e Madhe, zjarrfikësi: Situata është e komplikuar
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Priskën e Madhe, zjarrfikësi: Situata është e komplikuar

11:53 - 13/08/26

Zjarri që ka përfshirë zonën e Priskës vijon të jetë aktiv, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin e flakëve....

Lexo më shumë
Nga zjarri në Priskë, ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës

Nga zjarri në Priskë, ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës

11:46 - 13/08/26
Konflikti në lokal në Divjakë, 22-vjeçari kthehet të vrasë një burrë, 6 në pranga, 3 me precedentë penalë

Konflikti në lokal në Divjakë, 22-vjeçari kthehet të vrasë një burrë, 6 në pranga, 3 me precedentë penalë

11:34 - 13/08/26
Plas tubacioni i ujit të pijshëm në Unazën e Madhe të Tiranës

Plas tubacioni i ujit të pijshëm në Unazën e Madhe të Tiranës

11:25 - 13/08/26
Federata holandeze e futbollit, emëron Xavi Hernandes si trajnerin e ri të ‘tulipanëve’

Federata holandeze e futbollit, emëron Xavi Hernandes si trajnerin e ri të ‘tulipanëve’

11:18 - 13/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com