GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Beqja njëlloj si Koka? Gjykata: Shpiku procedura për Sterilizimin 100 mln Euro

14:40 - 08/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Beqja njëlloj si Koka? Gjykata: Shpiku procedura për Sterilizimin 100 mln Euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Kontrata koncesionare 100 milionë euro për Sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është ndër ato aktet tipike, ku ministrat dhe zyrtarët e lartë shtetërorë dorëzojnë shërbimet e majme publike në duart e shokëve dhe miqve të tyre, të cilët shfaqen nga hiçi dhe shndërrohen brenda ditës në biznesmenë të mëdhenj.

Dosja hetimore e Prokurorisë Speciale dhe vendimi i gjykatës në të cilin u vendosën masa sigurimi për shtatë ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe “bosi” e Sterilizimit, kanë shumë elementë që konfirmojnë shkeljet ligjore, të cilat nisin nga fazat paraprake të hartimit të dokumenteve- në vitin 2015- e deri në zbatimin e saj vit pas viti.

Deri më tani, pak detaje janë bërë publike nga dosja hetimore. Po ashtu, një tjetër hetim paralel nga SPAK-u, gjithashtu me elementë të sekretit hetimor, ka premisa për të zbuluar shkelje akoma më të rënda, që arrijnë deri në kupolën qeveritare.

Një emër tashmë është vendosur në “target”-Ilir Beqja, ish-ministër i Shëndetësisë dhe njeriu kryesor i koncesionit të Sterilizimit. Ai u përjashtua fillimisht nga hetimi primar i SPAK-ut. Por, gjykata e posaçme i nxiti dhe i orientoi prokurorët që të hetojnë më thellë mbi rolin e “ministrit-koncesionar”.

Diçitura: (Nga e majta në të djathtë) Ilir Rrapaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Beqja

“Gijotina” ka zbuluar disa faqe nga dosja hetimore, ku përmendet roli i Ilir Beqjas. Bëhet fjalë për gjenezën e procedurës koncesionare të Sterilizimit.

E gjitha në paligjshmëri, siç konstaton gjyqtari që shqyrtoi masat e sigurimit për ish-bashkëpunëtorët e Ilir Beqjas.

“Ka shpikur një procedurë që nuk është në ligj”, thuhet në dosjen gjyqësore. Është një sentencë, e ngjashme katërcipërisht me atë të ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për procedurat koncesionare të inceneratorëve.

Lefter Koka është prej më shumë se 18 muaj në paraburgim dhe një nga akuzat që rëndon ndaj tij është ajo e “shpërdorimit të detyrës”, pasi zhvilloi një procedurë tërësisht të paligjshme për kontratën koncesionare të inceneratorit të Elbasanit.

Beqja “shpiku” procedurë

Dokumentat e koncesionit të Sterilizimit dëshmojnë se Ilir Beqja, në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë, ka nënshkruar ngritjen e Komisionit të tenderit, ka komunikuar me Ministrinë e Financave për fondet buxhetore, ka shpallur fituesin-shoqërinë “Sani Service”, si edhe ka nënshkruar kontratën 100 milionë euro.

Pra, ai është personi kryesor përgjegjës për të gjithë procedurën.

Por, çfarë thotë gjykata për hapat paraprake të koncesionit?

Ligji “Për koncesionet” parashikon se në dhënien e koncesioneve me vlerë mbi kufirin e ulët monetar, autoriteti kontraktues mund të përdorë format e procedurës së hapur, procedurën e kufizuar ose procedurën me negocim me shpallje paraprake të njoftimit.

“Kufiri i ulët monetar” është 5 milionë lekë. Koncesioni për Sterilizimin ishte me kosto 9.6 milardë lekë të reja, pra dukshëm shumë mbi “kufirin e ulët monetar” e për këtë arsye duhej përdorur një prej tre procedurave të përmendura më sipër.

Diçitura: Njoftimi i fituesit të koncesionit të Sterilizimit (Tetor 2015)

Por, siç konstatohet në dokumentet zyrtarë, në tenderin për Sterilizimin është përdorur një procedurë, e emërtuar “e hapur (me negociim kontrate)”.

Kjo lloj procedure nuk gjendet askund në ligj. Gjykata e posaçme e konsideron si “ekstra-ligjore”, e cila nuk është e shoqëruar me asnjë argument zyrtar e logjik se përse është aplikuar.

“Procedura e hapur me negociim” është “në kundërshtim flagrant me ligjin për koncesionet”- thuhet në vendimin e gjykatës.

Më tej, vijohet: “Nga analiza e të gjithë provave ligjore, kjo procedurë ekstra ligjore është përzgjedhur nga autoriteti kontraktor, Ministria e Shëndetësisë, sipas një plani të paramenduar për të ndihmuar shoqërinë koncesionare fituese të paracaktuar, në dëm të interesave të shtetit”.

Akuzë shumë e rëndë kjo e gjykatës, e cila argumentohet akoma më shumë:

“Autoriteti kontraktor ka qenë i vetëdijshëm se, në rastin konkret, nuk plotësoheshin kushtet për t’u aplikuar procedura e negociimit me shpallje paraprake…Për këto arsye, duhej shpikur një procedurë, që edhe të zhvillohej procedura e koncesionit, edhe të negociohej me fituesin në favor të tij dhe në dëm të interesave të shtetit”.

Si do të realizohej kjo? Gjykata ka dhënë një sqarim të sajin.

“Pra, duhej gjetur një formulë, që, fillimisht, operatori ekonomik fitues i paracaktuar të bënte një ofertë në dukje më të mirë se sa operatorët e tjerë e më tej të negociohej, duke pakësuar kostot e shoqërisë fituese, siç ka ndodhur në rastin konkret”.

Ku ngjan Beqja me Kokën

Për të kuptuar më qartë peshën dhe përgjegjësinë për zbatimin e një procedure tërësisht anti-ligjore, le t’i hedhim një sy një rasti të ngjashëm.

Në dhjetor 2021, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), arrestoi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, për shkelje të procedurave për dhënie me koncesion të inceneratorit të mbetjeve në Elbasan.

Në njoftimin zyrtar të asaj kohe, SPAK deklaroi: “Nga hetimet është provuar gjithashtu fakti se nuk është është zbatuar proçedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e proçedurës që është përdorur për dhënien e konçensionit, në kundërshtim me parashikimet e nenit 22 të ligjit nr.125/2013 “Për konçensionet dhe partneritetin publik privat”, në kundërshtim me dokumentet standarte të tenderit të zbatueshme për konçensionet…”.

Diçitura: Njoftimi i SPAK për Lefter Kokën (Dhjetor 2021)

Kjo shkelje ligjore ishte e një rëndësie aq të lartë, saqë Lefter Koka përfundoi pas hekurave. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, të paktën deri më tani, me Ilir Beqjan, megjithëse ai, njëlloj si Lefter Koka, ka zhvilluar një procedurë “të shpikur” për koncesionin 100 milionë euro të Sterilizimit.

Hetime të pjesshme për Sterlizimin

Pas një hetimi më shumë se 3-vjeçar për kontratën koncesionare të Sterlizimit të seteve kirurgjikale, Prokuroria e Posaçme ka vendosur para përgjegjësisë ligjore 8 persona.

Nën masën “arrest me burg” janë ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe aksioneri kryesor i kompanisë koncesionare “Sani Service”, Ilir Rrapaj.

Në masën “arrest shtëpie” janë ish-drejtues në Shëndetësisë dhe anëtarë të Komisionit të Koncesionit, Saimir Kadiu dhe Marsela Seranaj.

Diçitura: Njoftimi i SPAK për koncesionin e Sterlizimit (Gusht 2023)

Po ashtu, nën masën “detyrim paraqitje” janë anëtarët e tjerë të Komisionit të Koncesionit; Arben Gjata, i cili është njëkohësisht edhe dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, Naile Ajazi, Petro Mersini dhe Genc Byrazeri, ky i fundit një person me lidhje familjare me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Gjykata e Posaçme, pasi shqyrtoi kërkesat e Prokurorisë për 8 personat e mësipërm, kërkoi nga prokurorët që të zhvillonin hetime edhe për Ilir Beqjan dhe ish-ministrin e Financave të kohës, Shkëlqim Cani, i cili duket se ka përgjegjësi që ka miratuar buxhetin për kontratën e ndërtuar mbi paligjshmëri.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

Etiketa: beqjakoka

Lajme të lidhura

Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar
Breaking Views

Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar

15:21 - 26/12/25
Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit
Breaking Views

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit

14:16 - 25/12/25
Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt
Breaking Views

Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt

12:40 - 24/12/25
Para
Kurti: Greqia është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës

Kurti: Greqia është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com