GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berati, “vatër” e Covid-19, shtohen infektimet në shkolla

11:04 - 17/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Berati, “vatër” e Covid-19, shtohen infektimet në shkolla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Berati është kthyer prej disa muajsh në një nga qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve nga Covid-19 në vend. Burime nga ISHP-ja Berat konfirmojnë se rastet e infektimeve kanë ardhur duke u shtuar nga java në javë dhe më të prekurit nga ky virus mbeten fëmijët e kopshteve e shkollave të qytetit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, vetëm në 48-orët e fundit kanë rezultuar “pozitivë” 18 nxënës të disa shkollave 9-vjeçare e të mesme si dhe 6 mësues, ndërkohë që vetëm ditën e djeshme janë testuar edhe 64 nxënës të tjerë. Të prekur nga virusi SarsCov2 janë edhe 12 fëmijë në 4 kopshte në qytetin e Beratit si dhe 4 edukatore.

Mësohet se në të gjitha kopshtet e shkollat ku janë konstatuar rastet e të infektuarve janë dezinfektuar ambientet dhe janë mbyllur disa klasa.

Infektimet janë shoqëruar edhe me humbje jete tek të miturit por edhe tek të rriturit, mes të cilëve edhe drejtori i njërit prej gjimnazeve më me emër në Berat, që ka edhe numrin më të lartë të nxënësve të infektuar.

Mjekët infeksionistë në ISHP-në Berat pohojnë se të infektuarit janë raste kontakti mes të infektuarve në kopshte e shkolla si dhe kontakte familjare. Sipas mjekëve, ky zinxhir në rritje infektimesh mund të ndërpritet vetëm nëpërmjet vaksinimit, pasi siç edhe pohojnë vetë ata, rastet e të infektuarve me Covid-19 janë të gjithë persona të pavaksinuar.

Mos respektimi i masave anti Covid e ka nxjerrë Beratin një nga qytetet më të ekspozuar dhe me rastet më të larta të të infektuarve me virusin vdekjeprurës Covid-19 si dhe me numrin më të lartë të vdekshmërisë në krahasim me popullsinë. Ndërkohë që nga dita në ditë është duke u rritur edhe numri i testimeve. Aktualisht në Berat numri i rasteve aktive ka arritur ne 168. 

Etiketa: COVIDInfektime

Lajme të lidhura

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare
Aktualitet

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime
Aktualitet

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26
Para
VIDEO/ Armando Broja “pushton” Premier League me performancën ndaj Brighton

Askush si Broja në Premier League, ia kalon edhe Salah

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Rilind Nivokazi, ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Sionit, në elitën e futbollit zviceran,...

Lexo më shumë
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com