GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bërdariç: Nuk më shqetësojnë aleancat, ndeshja e fundit na jep vetëbesim

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bërdariç: Nuk më shqetësojnë aleancat, ndeshja e fundit na jep vetëbesim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Vllaznia luan në transfertë ndaj Egnatias, duel që përkon me ndeshjen e fundit të kampionatit pa pauzës së kombëtareve. Shkodranët synojnë rikthimin tek fitorja në Superiore duke lënë pas humbjet me Kukësin dhe Tiranën. Trajneri Tomas Bërdariç analizon vigjiljen e këtij dueli dhe ndalet tek objektivat.

“Synimi jonë në çdo ndeshje është të marrim rezultat pozitiv dhe për këtë gjë duhet të jesh gjithmonë i përqendruar. Ne marrim seriozisht çdo kundërshtar, do të përballemi nesër me Egnatia dhe do të jetë një sfidë mjaft e mirë.

Prandaj ne duhet të jemi në një ditë të mirë nesër dhe të shkojmë sipër limitive tona. Çdo kush duhet ta dijë se nesër është një ndeshje e rëndësishme.

Mendoj se mjekët kanë bërë një punë të mirë këtë javë, përveç Gjurgjevic të gjithë të tjerët do të jenë gati për nesër. Përveç tij të gjithë janë të gatshëm për të luajtur.

Këtu te Vllaznia asnjë nuk është i kënaqur me renditjen dhe e dimë që duhet të përmirësohemi. Në fillim të ndeshjes, baza duhet që të jemi stabël në mbrojtje dhe të luftojmë në çdo duel. Kjo është gjëja kryesore që do të kërkoj nesër, që të jemi të fortë në duele dhe të jemi kompakt në mbrojtje për të mos i lënë hapësira Egnatias për të shënuar.

Është një ndeshje kyçe për ne pasi jemi profesionist dhe mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Do të luajmë ndaj Egnatias që ka pikë njësoj si ne, por do të mundohemi të bëjmë diferencën dhe të dalim me 3 pikë nga kjo ndeshje.

Ndeshja e fundit në Kupë do të na japë vetëbesim. Ne analizojmë të gjitha ndeshjet dhe e dimë ku duhet të përmirësohemi e të mos bëjmë gabime të thjeshta. Duhet të punojmë fortë dhe të jemi sa më pozitivë në stërvitje. Dua që ekipi të më japë një sinjal që janë të uritur për të fituar këtë ndeshje dhe gjuha jonë e trupit të jetë sa më e mirë dhe duket që jemi të motivuar për të fituar.

Për mua Tirana është një skuadër me forcë të veçantë në Superligë. Ata kanë arritur disa rezultate radhazi, por siç e pamë në Kupë ata edhe humbasin. Për mua e rëndësishme është të ngushtojmë diferencën dhe të marrim pikë.

Të gjitha ekipet kanë aftësitë e tyre të forta dhe do të mundohemi të parandalojnë kundërshtarin, por unë nuk e kam mendjen te aleancat. E kam mendjen që të fitojmë nesër ndaj Egnatias dhe jam shumë i përqendruar aty”, u shpreh Tomas Brdariç.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar
Sport

Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar

19:50 - 12/05/26
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026
Sport

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi
Sport

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Para
Rritja e taksave bujqësore, bizneset: Do ndikojnë në çmimet e prodhimeve

Rritja e taksave bujqësore, bizneset: Do ndikojnë në çmimet e prodhimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!
Breaking Views

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pasi nuk u lejua të...

Lexo më shumë
U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

20:42 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com