GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: 12 qershori, dita e historisë për NATO-n, lirinë e Kosovës dhe kombit shqiptar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A do ketë zgjedhje të reja në parti? Ja si përgjigjet Berisha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se 12 qershori i 1999, është dita e historisë për NATO-n, lirinë e Kosovës dhe kombit Shqiptar.

Berisha shkruan se shqiptarët i mbeten mirënjohës për jetë NATO-s, SHBA dhe vendeve tjera anëtare për rolin e tyre shpëtimtar për shqiptarët në Kosovë dhe vendosjen e paqes në Ballkan.

“Por sot pas 24 vitesh ata që ushtruan me operacionin ‘Patkoi’ genocidin e fundit serb ndaj shqiptarve të Kosovës dhe kryen ndaj tyre krime monstruoze kundër njerëzimit, mbajnë peng në emër të Serbisë së madhe paqen dhe stabilitetin e rajonit. Në këtë qendrim kundër Kosovës serbomadhi Vuçiç, ky Putin i vogël i Beogradit ndihmohet nga Putini i madh i Kremlinit dhe nga argati i tij në Tiranë, Edi Rama”, shkruan Berisha.

Postimi nga Sali Berisha

Të dashur miq, 24 vite më parë, më 12 qeshor të 1999 Aleanca e Atlantikut të Veriut, pas fushatës ajrore tre mujore më të fuqishme pas Luftës ll-të Botërore kundër regjimit të Millosheviçit, në një vendim historik unanim e udhëhequr nga SHBA dhe presidenti Bill Klinton, vendosi futjen e trupave të saj tokësor për çlirimin e plotë të Kosovës.

Ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s kundër Beogradit, krahas luftës çlirimtare të UÇK, pati rol vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndaj shqiptarët i mbeten mirënjohës për jetë NATO-s, SHBA dhe vendeve tjera anëtare për rolin e tyre shpëtimtar për shqiptarët në Kosovë dhe vendosjen e paqes në Ballkan.

Por sot pas 24 vitesh ata që ushtruan me operacionin ‘Patkoi’ genocidin e fundit serb ndaj shqiptarve të Kosovës dhe kryen ndaj tyre krime monstruoze kundër njerëzimit, mbajnë peng në emër të Serbisë së madhe paqen dhe stabilitetin e rajonit. Në këtë qendrim kundër Kosovës serbomadhi Vuçiç, ky Putin i vogël i Beogradit ndihmohet nga Putini i madh i Kremlinit dhe nga argati i tij në Tiranë, Edi Rama.

Zoti e bekoftë Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet anëtare dhe ushtritë e saj. #sb

Etiketa: berishaKosovaNATOPD

Lajme të lidhura

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja
Aktualitet

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja

11:42 - 06/11/26
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar
Aktualitet

Masat e Ramës për të ndëshkuar protestuesit, PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave

11:35 - 06/11/26
Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë
Aktualitet

Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë

11:16 - 06/11/26
Para
Stoltenberg do takohet në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Biden

Stoltenberg do takohet në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Biden

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja
Aktualitet

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja

11:42 - 06/11/26

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka shprehur shqetësime për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja...

Lexo më shumë
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

Masat e Ramës për të ndëshkuar protestuesit, PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave

11:35 - 06/11/26
Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë

Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë

11:16 - 06/11/26
Një ditë pas dhunës barbare/ Reagon Elton Tozaj: Një mesazh për ata që tentuan të më mbyllin gojën!

Një ditë pas dhunës barbare/ Reagon Elton Tozaj: Një mesazh për ata që tentuan të më mbyllin gojën!

11:05 - 06/11/26
Krerët e SPAK, KLP, KLGJ dhe ILD i kërkojnë Kuvendit ndryshimin e 7 ligjeve bazë të gjyqësorit

Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

10:52 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com