GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: 14 Maji do ta përmbysë këtë monizëm

19:14 - 17/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kontrolli ndaj Ahmetajt, për të eklipsuar Olsi Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha nga Vlora tha se Edi Rama është fatkeqësia e vendit. Berisha u shpreh se 14 maji do ta përmbysë këtë monizëm.

“Së pari njëherë ju falënderoj shumë, si për takimin, por edhe për punën e madhe që po bëni si shtab elektoral i Hysni Sharrës në këtë betejë jashtëzakonisht të rëndësishme për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë. Është jashtë çdo lloj dyshimi që këto zgjedhje, pas zgjedhjeve të 1992, janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, sepse këto zgjedhje bëhen në kushte të plota monizmi, por edhe në kushte që opozita nuk i ka përjetuar ndonjëherë që nga themelimi i saj, gjer sot.

Pavarësisht nga përpjekjet, vështirësitë, opozita dëshmoi një vitalitet të jashtëzakonshëm, dëshmoi një vendosmëri, u ngrit pothuajse nga hiri, ku e kishin arkivuar dhe zhytur. U pa që fuqi madhore të paimagjinueshme ishin vërsulur dhe përdorur kundër saj, por ne jemi sot më të fuqishëm se asnjëherë tjetër, më të vërtetë se kurrë si opozitë dhe më të vendosur për të përmbushur misionin tonë, fitoren me datën 14 maj, dhe në mënyrë të pashmangshme përmbysjen e këtij monizmi.

Në këtë kontekst gjithçka do të përcaktohet më shumë se çdo gjë tjetër, nga mobilizimi, angazhimi, aftësitë tona për të bashkuar sa më shumë njerëz rreth vetes të të gjitha shtresave, bindjeve, por që nuk pajtohen kurrë me këtë shkretim të Shqipërisë dhe Vlorës. Është në detyrimin tuaj, të kandidatit tonë që të trajtojmë me kompetencë dhe vërtetësi problemet që ka Vlora dhe të paraqesim para qytetarëve të saj, zgjidhjet më të mira, zgjidhet reale, zgjidhje të cilat janë plotësisht të mundshme. Vetëkuptohet ne jemi parti konservatore, ne jemi parti e vlerave tradicionale, e taksave të ulëta, parti e familjes dhe vokacionit perëndimor të kombit shqiptar. Ne besojmë se vokacioni perëndimore i yni është  një nga trashëgimitë më të çmuara që rilindasit lanë për kombin tonë.

Familja është themeli i ekzistencës së një kombi dhe ne do të punojmë shumë për konsolidimin e saj. Ju siguroj se nesër në pushtet, PD-ja do të ketë një program që se ka pasur kurrë më parë për konsolidimin e familjes shqiptare, mbrojtjen e saj.

Do të bëjmë gjithçka për iniciativën e lirë, duke çliruar çdo barrë fiskale, maksimumin e mundshëm dua të them, dhe të kthejmë, të japim një kthesë të madhe vendit. Ky vend nuk ka asnjë motiv për tu braktisur. Ky vend braktiset se është në monizëm, monizmat janë pushtime, monizmi është pushim i brendshëm. Po ta përkthesh ndryshe, çdo monizëm cilido qoftë ai, qoftë teologjik, teokratik, mobokraci quhet kjo, monizmi i bandave dhe i krimit, drogës dhe vjedhjes, korrupsionit.

Të gjitha këto janë forma të cilat vetëm sa mjerojnë dhe shkretojnë shoqërinë dhe kombet. Ne këtë kontekst jemi misionarë. Pra ne nuk kemi vetëm zgjedhje, siç ka një forcë tjetër politike, por ne kemi një mision në këto zgjedhje për të çliruar vendin nga ky monizëm”, tha Berisha.

Etiketa: 14 majiberishaKryesore1

Lajme të lidhura

Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore
Aktualitet

Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore

12:52 - 25/02/26
ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…
Aktualitet

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

11:47 - 25/02/26
Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën
Aktualitet

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

10:40 - 25/02/26
Para
Studimi zbulon sekretin për një marrëdhënie të lumtur

Studimi zbulon sekretin për një marrëdhënie të lumtur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore
Aktualitet

Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore

12:52 - 25/02/26

Një studim i ri i Bankës Botërore mbi financat publike të Shqipërisë ngre shqetësime të forta për mënyrën si përdoren...

Lexo më shumë
Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë

11:55 - 25/02/26
ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

11:47 - 25/02/26
Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

11:26 - 25/02/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com