GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Amnistia për Erion Veliajn, krimi më monstruoz në drejtësi

13:09 - 11/12/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Amnistia për Erion Veliajn, krimi më monstruoz në drejtësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha, e ka nisur sot konferencën e shtypit duke paralajmëruar se do të demaskojë së shpejti një aferë të rrezikshme të kryeministrit të vendit, Edi Ramës, në kurriz të Shqipërisë

“Unë e kuptoj që ju prisni që unë të flas për lidhjen e Edi Ramës me sponsorin e terrorizmit, Al Alabar, por kjo do të jetë objekt pasi të mblidhen informacionet e reja, i konferencave të ardhshme, kurse sot unë jam para jush përsëri për vjedhjen e shekullit të qytetarëve shqiptarë që është djegësi i Tiranës.

Aq sa mund të ndash blozën e zezë nga tymi, mund të ndash Erion Veliajn dhe Edi Ramën nga vjedhja e shekullit, – theksoi kreu i PD. –  Dosja e amnistisë e Erion Veliajt nga treshja famëzezë Kraja-Prençi-Gjoka është një krim monstruoz në historinë e drejtësisë shqiptare. Por unë nuk jam sot këtu për të bërë pretencën ndaj këtij grupi të organizuar kriminal, që përdor pushtetin për të mbrojtur autorët kryesorë të vjedhjes së shekullit.

Ajo çka unë duhet të theksoj, se në qindra e qindra faqe të dosjes në bazë të së cilës janë lëshuar 15 urdhër-arresti për djegësin e Tiranës, nuk përmendet as dhe njëherë të vetme emri i Erion Veliajt, pa lëre më i Edi Ramës, çka dëshmon në mënyrë të padiskutueshme se këto arrestime kanë pasur për qëllim krijimin e një mburoje për Erion Veliaj dhe vetëkuptohet për Edi Ramën, për vjedhjen e shekullit.

Erion Veliaj është personi direkt që me firmë dhe vulë, ka ndryshuar në funksion të vjedhjes, plaçkitjes së pasurive publike në bashkëpunim me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane të hartuar nga Korporata Ndërkombëtare Financiare dhe Agjencia Japoneze e Ndihmave Xhajka.

Sipas kësaj strategjie, për qytetin e Tiranës, duhej të aplikohej grumbullimi, seleksionimi, riciklimi, ripërdorimi dhe depozitimi në landfill, në mënyrë që mbetjet që mbeteshin për depozitim të ishin sa më të pakëta. Megjithëkëtë, këto dy kompani shumë serioze rekomandojnë që zgjerohet landfilli i Tiranës ose të krijohet një landfill tjetër rajonal.

Por Erion Veliaj, në përputhje me interesat e tij dhe të Edi Ramës, këtë strategji e ndryshon dhe e kalon në djegien e mbetjeve, gjë e cila vlerësohet nga Xhajka si metodë e kushtueshme dhe nuk rekomandohet për realitetin shqiptar.

Në rast se Erion Veliaj nuk do ndryshonte strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane nga grumbullim, seleksionim, riciklim, ripërdorim dhe depozitim në djegie, natyrisht nuk do ekzistonte vjedhja e shekullit, kjo megaaferë krruptive e përmasave 1 miliard.

Por jo vetëm kaq, Erion Veliaj nuk është mjaftuar me ndryshimin e strategjisë së djegësave. Ai ka ndryshuar praktikën e përdorur në Elbasan dhe Fier për prokurimin e djegësve.

Nëse djegësi i Elbasanit dhe Fierit u prokuruan me fonde publike me çelësa në dorë, Erion Veliaj vendos që për Tiranën, trajtimi i mbetjeve me djegie të jepet me koncesion për 30 vite, duke ngarkuar taksapaguesit e qarkut të Tiranës me një peshë prej 1 miliard eurosh gjobë të tmerrshme, natyrisht të përfituara nga ai dhe sipërmarrja e tij.

Veprimet, firmat e Erion Veliajt janë në themel të vjedhjes së shekullit, se ai personalisht me firmën e tij, në një akt mashtrimi të rëndë zyrtar, mori atributet e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Këshillit të Qarkut të Tiranës.

Pra, nëse ju lexoni akuzën për mashtrim në përputhje me nenin respektiv, mashtrimi më i madh në dosjen e djegësit, është mashtrimi i Erion Veliajt, i cili shprehet në emër të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut të Tiranës, se studimi i fizibilitetit, kërkesat e tij, pagesa është plotësisht e përballueshme nga qeveritë vendore, pagesa prej 90 milionë eurosh. Në një kohë kur kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe asnjë kryetar bashkie tjetër, nuk ka tagër ligjor, të drejtë ligjor të miratojë një fond as 10 mijë euro pa miratimin e Këshillit Bashkiak.

Pra, rrëmbeu për pasurimin e tij, të gjitha pushtetet e bashkive të qarkut të Tiranës dhe kjo është me firmë.

Këtë akt, Erion Veliaj e ka kryer pasi i është refuzuar nga ministri Shkëlqim Cani, dhe pas largimit të Shkëlqim Canit, i është refuzuar pesë herë me radhë nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Në fund, kur Erion Veliaj është zotuar se kjo pagesë do bëhej nga qeveria vendore, natyrisht ministri Ahmetaj nuk kishte të bënte më me buxhetin e shtetit, por ishte në përputhje me ligjin, kompetencë e qeverisë vendore.

Nuk jam dakord me Ahmetajn, Ahmetaj duhej të denonconte menjëherë në prokurori aktin penal të rëndë të Erion Veliajt”, u shpreh Berisha.

 

Etiketa: berishaKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Aktualitet

Frikë nga takimi i Salianjit në Shkodër, njoftimi me sms i anëtarëve: Mos shkoni nuk përfaqëson Partinë Demokratike

13:28 - 27/12/25
Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t
Aktualitet

Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t

12:59 - 27/12/25
“Reformë apo teatër?” BBC shkrim për Diellën: Rama thotë se ajo do t’i vërë në presion ministrat e tjerë
Aktualitet

Qeveria pushon, bizneset vuajnë: Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet

12:30 - 27/12/25
Para
EMRI/ Deklarim të rremë të pasurisë, dërgohet në gjyq ish-prokurori

EMRI/ Deklarim të rremë të pasurisë, dërgohet në gjyq ish-prokurori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari
Aktualitet

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari

14:59 - 27/12/25

Një 34 vjeçar, i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të shtunë në Shkodër. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale...

Lexo më shumë
Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja

14:45 - 27/12/25
Milan, Leao jo në formë të plotë: Allegri ndryshon sulmin për Veronën

Milan, Leao jo në formë të plotë: Allegri ndryshon sulmin për Veronën

14:30 - 27/12/25
Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet

14:15 - 27/12/25
Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar

Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar

13:59 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com