GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i PPE/ Berisha: Përmendet dosja Balluku dhe AKSHI! Sugjerohet qeveria teknike

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Raporti i PPE/ Berisha: Përmendet dosja Balluku dhe AKSHI! Sugjerohet qeveria teknike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane u miratua një raport pas misionit faktmbledhës që dërgoi më herët në Shqipëri, të përbërë nga 27 anëtarë.

Në konferencën për mediat, kryedemokrati theksoi se në raport dalin në pah “të vërteturat e hidhura për Shqipërinë”, duke përmendur skandalin me dosjen e Belinda Ballukut, ish zëvendës kryeministren e cila është vënë nën akuzë nga SPAK, si dhe në qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë.

Berisha tha mes të tjerash se raporti ndalet edhe te skandali i AKSHI-t, ish dejtuesja e së cilës akuzohet se ka vepruar si një grup i strukturuar kriminal së bashku me të pandehurit e tjerë të përfshirë në këtë dosje.

Kreu i PD-së shtoi se në raport sugjerohet si e vetmja zgjidhje për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme qeveria teknike.

“Raporti ndalet plotësisht në dosjen Balluku në qëndrimet e Edi Ramës ndaj kësaj dosjeje që e implikojnë direkt, në sulmet që i bën prokurorisë e gjykatës për këtë dosje. Ndalet te AKSHI, dora e zezë e tij në dosjen e AKSHI-t. Ndalet tek koncesionet dhe PPP-të, te Prokurimet Publike me klientelë. Edhe këtu nuk ka garë, linjë ndarëse.

Gjithçka është e përqendruar në duart e Edi Ramës. Kurrë ndonjëherë një raport i tillë nuk është votuar nga një organizatë kaq prestigjioze si Partia Popullore Evropiane. Raporti sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor”, deklaroi Berisha.

Etiketa: BallukuberishaPPE

Lajme të lidhura

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar
Breaking Views

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane
Breaking Views

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Para
Ronald Koeman largohet nga drejtimi i Holandës pas eliminimit nga Kupa e Botës: Përgjegjësia bie mbi mua

Ronald Koeman largohet nga drejtimi i Holandës pas eliminimit nga Kupa e Botës: Përgjegjësia bie mbi mua

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26

Imami në Xhaminë e Madhe në Durrës, Ervin Qylafku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, duke...

Lexo më shumë
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

22:19 - 17/10/26
Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

21:09 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com