GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ronald Koeman largohet nga drejtimi i Holandës pas eliminimit nga Kupa e Botës: Përgjegjësia bie mbi mua

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ronald Koeman largohet nga drejtimi i Holandës pas eliminimit nga Kupa e Botës: Përgjegjësia bie mbi mua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ronald Koeman ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares së Holandës, menjëherë pas eliminimit zhgënjyes nga Maroku në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, 63-vjeçari konfirmoi largimin nga drejtimi i përfaqësueses, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për dështimin e “Tulipanëve”.

“Dje mora vendimin për t’i dhënë fund periudhës sime si trajner i kombëtares holandeze. Të gjithë ndanim ëndrrën për të bërë histori në këtë Botëror, por nuk ia dolëm. Askush nuk është më i zhgënjyer se unë. Si trajner, përgjegjësia bie mbi mua”, shkroi Koeman.

Ish-mbrojtësi legjendar i Holandës kishte marrë drejtimin e kombëtares në janar të vitit 2023, duke nisur mandatin e tij të dytë, pasi më parë kishte qenë në krye të ekipit edhe gjatë periudhës 2018-2020.

Në reagimin e tij, Koeman la të kuptohej gjithashtu se mund të tërhiqet edhe nga profesioni i trajnerit, duke zbuluar se situata familjare ka ndikuar në vendimin e marrë.

“Vitet e fundit më kanë bërë të kuptoj se ka gjëra më të rëndësishme se futbolli. Futbolli ka qenë jeta ime, por shëndeti është i paçmuar. Kur njeriu që do më shumë po përballet me një betejë të vështirë, këndvështrimi yt ndryshon. Pavarësisht sëmundjes së saj, bashkëshortja ime Bartina më ka mbështetur çdo ditë për ta përfunduar këtë mision. Jam pafundësisht mirënjohës ndaj saj”, shtoi ai.

Edhe drejtori teknik i Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB), Nigel de Jong, e cilësoi paraqitjen e ekipit në Botëror si një dështim, duke pranuar se objektivat nuk u arritën.

“Objektivi ynë ishte të arrinim në gjysmëfinale, ndërsa ambicia ishte të shpalleshim kampionë bote. Fatkeqësisht nuk e realizuam. Duhet të jemi të sinqertë, jemi ende larg nivelit që synojmë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Federata Holandeze dënoi ashpër komentet raciste të drejtuara ndaj Justin Kluivert, Quinten Timber dhe Crysencio Summerville, të cilët humbën penalltitë në ndeshjen ndaj Marokut.

KNVB njoftoi se rastet do t’i raportohen autoriteteve kompetente për diskriminimin në internet, me synimin që autorët e komenteve të urrejtjes të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Futbolli bashkon miliona njerëz, ndërsa diskriminimi bën të kundërtën. Ai bie ndesh me gjithçka që përfaqëson futbolli”, thuhet në reagimin e Federatës Holandeze.

Etiketa: doreheqjekoeman

Lajme të lidhura

MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit
Sport

MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit

17:00 - 16/10/26
Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër
Sport

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

16:00 - 16/10/26
Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League
Breaking Views

Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League

21:49 - 15/10/26
Para
Lamine Yamal beson te Spanja: Do ta fitojmë Botërorin, nuk kemi frikë nga askush

Lamine Yamal beson te Spanja: Do ta fitojmë Botërorin, nuk kemi frikë nga askush

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26

Imami në Xhaminë e Madhe në Durrës, Ervin Qylafku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, duke...

Lexo më shumë
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

22:19 - 17/10/26
Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

21:09 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com