GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Bashkia i vuri zjarrin Kurbinit, arrestohen të pafajshëm

08:55 - 23/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha akuzon: Jahti i kapur me drogë në Greqi ishte i Bistrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas arrestimit nga Policia të dy personave në Kurbin për shpërthimin e zjarri që po merrte përmasa, ka reaguar edhe kryedemokrati, Sali Berisha

“Flakën Kurbinit ia vuri bashkia duke djegur plehrat! – reagoi Berisha në Fb. – Për të fshehur krimin e bashkisë që djeg mbeturinat, arrestohen njerëz të pafajshëm”.

Në vijim, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari se zjarri nuk është vënë nga individë, por nga vetë bashkia e këtij qyteti për shkak të grumbullimit të madh të mbeturinave. Ai zjarr u ka dalë jashtë kontrollit dhe për këtë kanë fajësuar persona që edhe i kanë arrestuar.”

Mesazhi dhe foto e qytetarit dixhital

Z. Berisha, kryetarja e bashkisë së Kurbinit po mundohet të justifikojë zjarrin e vënë nga bashkia Kurbin tek mbeturinat që hidhen nga kjo bashki, por zjarri iu doli jashtë kontrollit. Tani, bëjnë arrestime me njerëz të pafajshëm, kapen me fukarenj që nuk kanë bukë në shtëpi. Nuk ka kurbinas që djeg vendin e tij. Bashkia Kurbin është fajtore për zjarrin e vënë tek mbeturinat. Edhe para ca vitesh ka ndodhur e njëjta gjë në një kosh te mbeturinat. Ka persona që marrin rroga nga bashkia si roje.

Image

Kujtojmë se dje në Kurbin, policia bëri arrestimin e një tjetër personi që e konsideroi përgjegjës për një tjetër rast zjarrvënieje.

Në njoftimin zyrtar thuhej:

Shërbimet e policisë, pas njoftimit të marrë se në një zonë malore në lagjen nr.4 në Laç, kishte rënë zjarr i cili kishte marrë përmasa duke rrezikuar edhe banesat përreth, menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje për t;u angazhuar me qëllim fikjen e tij si dhe për të kryer veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut.

Si rezultat i veprimeve të shpejta e profesionale hetimore të kryera, ka rezultuar se shkaku i rënies së zjarrit ishte djegia e disa mbeturinave nga shtetasi V. H. 41 vjeç, zjarr i cili duke u favorizuar nga kushtet atmosferike, ka marrë përmasa duke djegur një sipërfaqe masive me bimësi si dhe duke rrezikuar edhe banesat përreth.

Shtetasi V. H. u arrestua në flagrancë.

Në vendin e ngjarjes, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin zjarrfikës dhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera përgjegjëse, me qëllim fikjen e zjarrit, janë angazhuar shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, forcat “Shqiponja” si dhe 4 grupe nga FNSH të ardhur në mbështetje.

Në krye të këtyre shërbimeve policore të angazhuara, në vendin e ngjarjes, ndodhet edhe Drejtori Vendor i Policisë Lezhë Drejtues Alfred Elezi.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.”

Etiketa: berishaKryesore1KurbiZjarr

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Serena Williams bëhet nënë për herë të dytë, ja videoja që publikon

Serena Williams bëhet nënë për herë të dytë, ja videoja që publikon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com