GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha bën thirrje nga Kuvendi: Bashkohuni në protesta, rrugë tjetër s’ka

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha bën thirrje nga Kuvendi: Bashkohuni në protesta, rrugë tjetër s’ka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha pasi denoncoi edhe një herë nga foltorja e Kuvendit vjedhjen e votave më 14 Maj, përmes zgjedhësve fantazmë, bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestave.

Berisha tha se kjo është e vetmja rrugë kundër vjedhjes së votës.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, jam këtu për të denoncuar farsën e turpshme kriminale elektorale të 14 majit. Krahas dërgimit të 6 mijë e ca zarfeve, rritjen e rrogave për 180 mijë punonjës në thyerjen e këtyre standardeve, për herë të parë në historinë e këtij vendi, krahas caktimit të kryetarit të koalicionit opozitar nga qeveria, një akt i shëmtuar që tregon detyrën e vërtet të këtij regjimi, komisionet 6-1 apo 6-0 si kurrë në historinë e vendit, qindra mln euro të shpërndara nën dorë nga Rama dhe asistenti i tij Tom Doshi, që derformuan rezultatin, vetëm me 5 % pushtet, u përdor dhe një mekanizëm tjetër kriminal, monstruoz për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

U përdorën zgjedhësit fantazmë, apo zgjedhësit që votuan potencialisht mbi 1 herë apo deri në 3 herë në qytete të ndryshme. Zgjedhësit fantazmë që votuan më shumë se një herë, ishin në total 5470 mijë të tillë. Në bashkinë e Vlorës arrinin në 29% të zgjedhësve. Në Përrenjas 23 %, në Sarandë 35%, në Malësinë e Madhe 23%, në Kurbin 30 %, në Konispol 35 %, në Has 18 %, në Kamëz 21%, në Durrës, 23%, në Shkodër 18%.

Ka vetëm një rrugë që Rama mos të blejë me para nën dorë qindra mln euro vota. Që ai mos të përdorë më zgjedhësit fantazmë kundra jush, kjo rrugë është protesta dhe vetëm protesta. Kombi i fuqishëm polak për një ligj që vë në diskutim procesin zgjedhor, është i tëri në rrugë.

Unë qëndroj këtu, në protestë, në protestë dhe vetëm protestë. Përndryshe, ata të cilët përpiqen që të justifikojnë këtë zgjedhje monstruoze të votës, bëhen mbështetës të një krimi të paparë elektoral.”, pohoi ai.

 

Etiketa: berishaKryesore1kuvendproteste

Lajme të lidhura

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve
Aktualitet

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve

09:24 - 28/10/26
Dhuna brutale, ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave
Aktualitet

Dhuna brutale, ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave

09:10 - 28/10/26
Studentët i kërkojnë dorëheqje të panegociueshme, Rama përsërit ftesën për dialog
Aktualitet

Studentët i kërkojnë dorëheqje të panegociueshme, Rama përsërit ftesën për dialog

08:52 - 28/10/26
Para
Zhvati 3 mln euro përmes mashtrimit, lihet në burg agjentja e postës

Zhvati 3 mln euro përmes mashtrimit, lihet në burg agjentja e postës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis java e 9-të e Superiores/ Nga përballja pa spektatorë, te sfida që garanton spektakël në “Elbasan Arena”
Sport

Nis java e 9-të e Superiores/ Nga përballja pa spektatorë, te sfida që garanton spektakël në “Elbasan Arena”

10:13 - 28/10/26

“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do të luhen 3...

Lexo më shumë
U përplas nga një motomjet teksa lëvizte me biçikletë/ Ndërron jetë në spital babai i ministres Adea Pirdeni, në pranga shoferi

Aksident tragjik në Fushë-Prezë, makina përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar (emri)

09:47 - 28/10/26
Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, arrestohet në Greqi autori Lulzim Tabaku

Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, arrestohet në Greqi autori Lulzim Tabaku

09:44 - 28/10/26
Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve

09:24 - 28/10/26
Dhuna brutale, ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave

Dhuna brutale, ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave

09:10 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com