GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha bën thirrje: Të gjithë para parlamentit se nuk jemi popull i drogës, por i virtytit

21:08 - 04/06/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Arben Ndoka u njoftua që të arratisej, ndodhet në Dubai!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se nga narkoshteti u vra shpresa e shqiptarëve sepse Edi Rama me Dumanët e tij kriminelë që fshehin krimin elektoral, kriminelë që mbrojnë dosjet e krimit elektoral, armiq të egër të popullit opozitar, armiq të egër të demokracisë shqiptare.

Pjesë nga fjala:

Miqtë e mi, nga narkoshteti e pësoi së pari së pari populli opozitar sepse vota shndërrohet në drogë dhe droga në votë.

Nga narkoshteti u vra shpresa e shqiptarëve sepse Edi Rama me Dumanët e tij kriminelë që fshehin krimin elektoral, kriminelë që mbrojnë dosjet e krimit elektoral, armiq të egër të popullit opozitar, armiq të egër të demokracisë shqiptare.

Po kush e pësoi tjetër? E pësoi çdo qytetar i ndershëm sepse shkon për të blerë apartamentin dhe e gjen se duhet të punojë 60 deri në 70 vite për ta paguar atë. Mollë e ndaluar!

Sepse kullat, monumentet e shëmtuara të krimit dhe drogës blihen nga trafikantët.

Kush e pësoi? E pësoi qytetari i thjeshtë se shkon në supermarket dhe gjen çmimet më të shtrenjta se në Gjermani, Britani, Itali. Sepse ata që kanë drogën nuk pyesin për çmimet, kurse të tjerët rrëmojnë qindarkat në xhepat e tyre.

Edi Rama, po të paralajmëroj këtu, nuk janë lexuar akoma kapitujt e tmerrshëm të narkoshtetit tënd. Jo, jo!

Edi Rama, ekzistojnë akuza se ke përdorur Ismailin në 141 raste si taksi dhe ke transportuar baule me narkoeuro, baule me kokainë.

Ky kapitull do të hetohet, se udhëtimet tua që janë trefishi i çdo kryeministri mbajnë erë drogë, mbajnë erë trafik, mbajnë erë krim dhe duhet të hetohesh.

Qytetarë dhe qytetare, o sot o kurrë, o sot o kurrë.

Përshëndes protestuesit e sotëm te bashkia, heronj të vërtetë.

Por e enjtja është prova e ndërgjegjes sonë qytetare, është prova e përgjegjësisë sonë qytetare, është prova e virtytit tonë demokratik, është prova e ndërgjegjes sonë kombëtare.

Para parlamentit të krimit dhe drogës, e gjithë Shqipëria nga Vermoshi në Konispol, nga Tropoja në Kakavijë, e gjithë Shqipëria para parlamentit.

Të dëshmojmë se nuk jemi ne populli i krimit, nuk jemi popull i drogës.

Por jemi popull i ligjit dhe i virtytit, jemi popull i besimit, i Shqipërisë dhe të ardhmes së saj.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.Fitore, fitore, fitore!

Etiketa: berishaParlament

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Deklaratat në kulmin e kanabizimit, Berisha: SHBA të hetojë ish-ambasadorin Donald Lu

Deklaratat në kulmin e kanabizimit, Berisha: SHBA të hetojë ish-ambasadorin Donald Lu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com