GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha bëri thirrje që “Shqipëria të mos braktiset”

18:45 - 01/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha bëri thirrje që “Shqipëria të mos braktiset”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Bulqiza se Shqipëria sot po lëngon në të katër anët e saj.

Gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës për kryetar bashkie, Dëfrim Fiku, Berisha tha se vendi sot ka një thirrje, mos më braktisi.

“Unë jam sot këtu për të bërë thirrje ju, të mendojnë për një moment, pse ne po shkretohemi në këtë mënyrë. Pse Bulqiza, pse Shqipëria në 8 vite ka humbur mbi 1 mln qytetarë, më shumë se 1/3 e saj. Cilido që njeh historinë e Bulqizës, historinë e Dibrës dhe të Shqipërisë konstaton se kurrë në historinë tonë, ne nuk kemi patur shkretëtim të tillë. Asnjë pushtues, asnjë pushtim, asnjë luftë, asnjë fatkeqësi natyrore nuk na kanë pakësuar ne në këtë mënyrë sa na kanë pakësuar në 8 vite.

Jo vetëm ne, por në historinë e botës nuk do të gjeni kurrë një komb, një vend që të ketë humbur 1/3 e popullatës, në 8 vite. Polonia vendi më i dëmtuar nga lufta që ishte lufta e dytë botërore, që u sulmuar nga të gjitha anët, humbi 20% të popullatës, kurse ne kemi humbur nga 2014 e gjer sot, 35% të popullatës.

Atëherë a është jetike, a është e domosdoshme që secili nga ne të bëjë pyetjen; ku po shkojmë ne kështu, çfarë duhet të bëjmë ne, duhet të pranojmë këtë rrokullisje, pothuajse këtë shfarosje. Po pse them shfarosje? Po nëqoftëse në 8 vite humbëm 1/3, duhet vetëm 16 vite për të humbur të tretat e tjera që kanë mbetur dhe kjo do të ishte, akti më i pafalshëm i yni, më i pafalshëm për vendin, për kombin, për fëmijët, por më i pafalshëm edhe për ata të cilët në kushte pakrahasimisht më të vështira se ne, ranë, u flijuan, vdiqën, vetëm e vetëm që Bulqiza, Dibra, Shqipëria të mbijetojë, vetëm e vetëm që shqiptarët të mbijetojmë. A mund të dorëzohemi ne në këtë mënyrë? A na falet ne kjo gjë. Kurrën e kurrës.

Sot Shqipëria lëngon në të 4 anët e saj, sot Shqipëria ka një thirrje dhe vetëm një thirrje; mos më braktisni, mos më braktisni. Sot nuk ka komb tjetër mbi tokë që braktis kombin e vet si ne shqiptarët dhe ju garantoj, se nuk ka tokë dhe vend tjetër më të pasur se Shqipëria. Se këtu ku jemi ne, pak, disa qindra metra ndodhen 25 milionë ton krom, rezervë botërore kromi. Se në të 4 anët e Dibrës, rezervat janë përrallore në çdo aspekt, në turizëm, bujqësi, ujëra në çdo gjë”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishaBulqizePD

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Zbardhen emrat e të plagosurve në aksidentin e rëndë në Pogradec

Zbardhen emrat e të plagosurve në aksidentin e rëndë në Pogradec

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com