GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Beteja në Kuvend për jetë a vdekje…

17:50 - 23/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Beteja në Kuvend për jetë a vdekje…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elbasani ku po zhvillon një takim me mbështetës dhe simpatizantë të opozitës, kreu demokrat Sali Berisha tha se beteja në Parlament është betejë për jetë a vdekje për pluralizmin shqiptar.

Berisha tha se demokracia në Shqipëri ndodhet në agresionin më të rëndë në 32 vite dhe për këtë, sipas tij, përgjegjësia bie mbi Kryeministrin Edi Rama.

“Demokracinë në Shqipëri, kërkon me çdo kusht dhe çmim, ta zhdukë një njeri që do të ketë në duart e tij të gjitha pushtetet.

Pas 32 vitesh, vështirësish, suksesesh, mossuksesesh, Edi Rama ka zgjedhur ti japë goditjen më të rëndë në historinë e demokracisë, ka zgjedhur të asgjësojë pluralizmin politik në parlamentin shqiptar. Ka zgjedhur të ju mohojë përfaqësuesve tuaj në parlament, ato të drejtat që ju jep kushtetuta pa të cilat ata nuk përfaqësojnë asgjë tjetër përveç vetes së tyre.

Pas kësaj, kjo e keqe e madhe e paparë ndonjëherë që nga Enver Hoxha në historinë tonë, kërkon që ata të cilët ju me ata vota sollët në parlament, ata ti ekzekutojë politikisht, ti shndërrojë në një falsitet, në një fasadë të tij dhe jo në përfaqësues tuaj.

Në këtë aspekt beteja në parlament është betejë për jetën ose vdekjen e pluralizmit dhe demokracisë”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se opozitës po i mohohet e drejta kushtetuese për Komisione Hetimore, të cilat janë instrumente në duart e opozitës për hetimin e Qeverisë.

“Edi Rama shkel mbi ketë të drejtë 8 herë me radhë, sikur 43 përfaqësues tuaj në parlament nuk janë deputet, por janë figurina pa asnjë vlerë aty.

43 deputetë firmosën që në Komisionin e Reformës Zgjedhore, bashkëkryetari të jetë një njeri i respektuar, me njohuritë ndër më të thella në të drejtën zgjedhore.

Edi Rama thotë jo, nuk e pranoj. Nuk ka rëndësi se ju jeni 43 deputetë, do të ua caktoj unë se kush do të jetë bashkëkryetar në Komisionin zgjedhor.

A mund të tolerohet kjo. Çfarë jemi ne nëse pranojmë, që përfaqësuesin tuaj, tonin, ta emërojë Edi Rama. Nuk e bëri Ramiz Aliaj këtë, secili caktonte përfaqësuesin e vet”, tha Berisha.

Ai akuzoi Kryeministrin se nuk lejon ngritjen e Komisioneve Hetimore, pasi thjeshtra, vajza e familjes e papërmbajtur fiton tendera çdo javë.

“Kushtetuta thotë se, deputeti, kryeministri po e po, deputeti nuk mund të ketë asnjë lloj financimi nga sektori publik qendror apo lokal, nga familja e tij. Dhe ky sna lejon ne.

Ky është sulltan, është kërcënim, rrezik.

Po mirë, çfarë morali kemi ne, nëse themi se po krijojmë një komision hetimor parlamentar dhe po hetojmë kryetarin e Bashkisë së Librazhdit. Ai hajdut është, por hajdut si Rama nuk ka Shqipëria.

Nëse ne shkojmë diku tjetër dhe nuk hetojmë atë që është kreu i sistemit të korrupsionit ne nuk bëjmë detyrën para jush, ne nënshtrohemi.

Por ne nuk e bëjmë kurrë atë. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim”, tha Berisha.

Etiketa: aksioniberishaElbasankuvend

Lajme të lidhura

Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

13:55 - 23/04/26
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

13:38 - 23/04/26
Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!
Aktualitet

Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

13:21 - 23/04/26
Para
Berisha: Ja dy momentet që Edi Rama kaloi në ekstrem

Berisha: Ja dy momentet që Edi Rama kaloi në ekstrem

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia
Sport

Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël

14:50 - 23/04/26

Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” hapet me një nga përballjet më të shumëpritura të sezonit, derbin e fundit...

Lexo më shumë
“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares

14:20 - 23/04/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

13:55 - 23/04/26
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

13:38 - 23/04/26
Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

13:21 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com