Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë denoncimin e radhës në rrjetin e tij social Facebook. Sipas denoncimit, në qarqe të ndryshme, fondet e ndihmës ekonomike dhe ato për personat me aftësi ndryshe gjatë farses elektorale 14 maj 2023, për efekt të blerjes së votave u dyfishuan.
Postimi i plotë:
“Arlinda ka një pyetje për kriminelin elektoral, Pjerin Ndreu?
Miq, fondet e ndihmës ekonomike dhe ato për personat me aftësi ndryshe gjatë farses elektorale 14 maj 2023, për efekt të blerjes së votave u dyfishuan.
Vetëm në qarkun e Dibrës ku udhëhoqi fushatën me banda Belinda Balluku, u disbursuan vetëm për Peshkopinë për personat me aftësi ndryshe 400 milion lek! Ndiqeni sipas deshirës videon e Arlindes!”, shkruan Berisha.
Discussion about this post