GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndalimi i deputetëve të VLEN, reagon Berisha: Akt i shëmtuar dhe antishqiptar i Edi Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndalimi i deputetëve të VLEN, reagon Berisha: Akt i shëmtuar dhe antishqiptar i Edi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër pmbi ndalimin e hyrjes në Shqipëri të tre deputetëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Berisha e ka cilësuar ngjarjen një akt të rëndë politik dhe diplomatik, duke akuzuar qeverinë shqiptare për shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës”, tha kreu demokrat.

“Në një akt antishqiptar të paprecedent që nga diktatura e Enver Hoxhës, dhe në një skandal shumë të rëndë diplomatik dhe politik, dje me urdhër të Edi Ramës, nuk u lejuan të hyjnë në territorin e Shqipërisë, në kundërshtim dhe shkelje flagrante të marrëveshjeve ndërshtetërore me Maqedoninë e Veriut dhe konventat ndërkombëtare, tre deputetë të koalicionit të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, VLEN. Kështu u bllokuan dje me datën 8 korrik nga narkopolicia shqiptare në pikën kufitare të Qafë Thanës koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, deputeti Bekim Çoku dhe deputetët Adnan Hazizi dhe Hasim Myrtezani, zëvendëssekretar i përgjithshëm në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Që të tre me pasaporta diplomatike. Ata u trajtuan dhe u ndaluan sikur të ishin terroristë, armiq të kombit shqiptar dhe jo deputetë të nderuar, përfaqësues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, vendin fqinj. Duke kërkuar ndjesë në emër të shqiptarëve të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të këtij vendi, koalicionit VLEN dhe të gjithë deputetëve të tij, PD dënon me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës dhe ministrit të tij kukull antishqiptar të Brendshëm.

Ky akt dëshmon një goditje të rëndë të fqinjësisë së mirë me vendin fqinj dhe përbën një përpjekje vulgare për të fajësuar fqinjët dhe të tjerët për protestën rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi në 35 vitet e fundit. Me këtë akt, narkodiktatori i Tiranës po sillet në rajon në mënyrë identike me Lukashenkon e Bjellorusisë dhe ish-diktatorin e Venezuelës, tani në pranga, Maduron. Një akt i shëmtuar. E garantoj Edi Ramën se dënimi i tij është pa shpëtim, pa kthim. Le t’i mbyllë kufijtë nga të katër anët, por shqiptarët i kanë prerë përfundimisht biletën atij,” tha Berisha.

 

Etiketa: berishadeputeteRama

Lajme të lidhura

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Para
Rama dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat s’janë shitur, punonjësve do u mbahen lekët nga rroga

Rama dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat s'janë shitur, punonjësve do u mbahen lekët nga rroga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com