GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Berisha dhe Basha janë larg kompromisit”, Flutura Açka: Si zgjidhet kriza në PD

13:13 - 06/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Berisha dhe Basha janë larg kompromisit”, Flutura Açka: Si zgjidhet kriza në PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD, Flutura Açka, në një intervistë për Gazeta Shqiptare ka komentuar zhvillimet brenda selisë blu dhe thirrjen e dy kuvendeve kombëtare nga Berisha dhe Basha.

Sipas Açkës, rrymat po bëhen më të ashpra dhe ndarja më e madhe. Madje, siç shprehet ajo, duket se Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë shumë larg arritjes së një kompromisi.

“Besoj se janë të dy shkaktarët e saj, të cilët kanë dhënë para demokratëve dhe elektoratit blu panoramën e një miqësie të ëmbël me vite, ku i vjetri ka promovuar në të gjitha format të riun, kur nuk e ka ngritur kurrë zërin nga gabimet që tani përshkruhen si fatale për PD-në. Ndaj, ose t’i kthehen mjaltit të tyre, ose të gëlltisin cianurin që hodhën vetë dhe ta fusin partinë në një proces rinovimi me baza të forta. Ky është një çast historik dhe kërkon prej tyre përgjegjësi politike historike. Nuk e di në e kanë vullnetin për ta kuptuar këtë moment dhe nuk e di në kanë aq dashuri për demokratët e thjeshtë, sa ta heqin qyrkun e interesave të veta në raport me PD-në. Nga gjuha, sjellja politike, argumentet, fyerjet dhe linçimet, akuzat dhe klithmat për të elektrizuar masat, duket se janë shumë larg arritjes së një kompromisi. Partitë në demokraci i drejtojnë liderë të përgjegjshëm dhe me vizion përtej-personal dhe nuk drejtohen nga “vizioni i masave gulçuese”, po të citoj Ekon, siç po ndodh me PD-në sot”, shprehet deputetja.

Sipas deputetes demokrate, është e vështirë të gjendet një zgjidhje, por i bën thirrjeve të gjithë delegatëve t’i bashkohen kuvendit të 18 dhjetorit.

“Vështirë ta përshkruaj se si mund të dalim nga kjo krizë, pasi palët nuk kanë ndërmend të lëvizin nga e vetja. Parashikimet janë nga më ogurzezat deri te më iluministet. Kjo e fundit do të ndodhte po të kishim një shkollë politike, ku dorëheqja është formë e higjienizimit të politikës dhe pushtetit, apo të atillë shkollë ku momentumi shihet si akt historik përtej personales dhe shkurtësisë së jetës së individit. Nuk kemi ne të tillë politikanë e liderë që të jenë njëherësh shkollarë dhe burra shteti, të urtë dhe mirësorë. Unë do të kisha këshilluar që delegatët e Kuvendit, bashkë me ata të datës 11, të mblidhen bashkë te Kuvendi i datës 18 dhjetor dhe nga aty të mos largohen pa e sjellë në binarë institucionalë PD-në, aty të kërkojnë me votë dorëheqjen e liderit të sotëm dhe votëbesimin e tij, ose hapjen e një gare të re dhe krejt transparente për lidershipin e ri”, deklaroi ajo.

Etiketa: AckaKuvendet

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Einxhel “tërbon” ndjekësit, shfaqet me veshjen provokuese

Einxhel “tërbon” ndjekësit, shfaqet me veshjen provokuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com