GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha-diasporës: U tregoni vendin narko-politikanëve që ju përzunë nga vendi

22:18 - 20/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha-diasporës: U tregoni vendin narko-politikanëve që ju përzunë nga vendi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij.

Berisha u bëri thirrje shqiptarëvë nëpër botë që ti tregojnë vendin armiqëve të egër që në 8 vite përzunë nga Shqipëria 34% të shqiptarëve.

Sipas Berishës ata zrazën dhe boshatisën Shqipërinë më shumë se çdo pushtim tjetër në tërë historinë e Shqipërisë. Ai theksoi se rrugët në vendet ku shqiptarët jetojnë ndërtohen me kosto 10 herë më të ulët se në Shqipëri.

Berisha shtoi se kjo nuk ndodh kurrë në ato vende që qytetari të paguajë për turistin 240 euro nga taksat që paguan shteti, kurse turisti të paguajë me taksat e qytetarit 4 euro për frymë.

Fjala e Berishës:

Qytetarë dhe qytetare kudo që jeni në Shqipëri dhe në çdo vend, në çdo qytet dhe kryeqytet të Europës dhe të botës u tregoni vendin këtyre armiqëve të egër të Shqipërisë që ju përzunë ju nga vendi. U tregoni vendin këtyre narko-politikanëve, që në 8 vite përzunë nga Shqipëria 34% të shqiptarëve.

E zbrazën dhe boshatisën Shqipërinë më shumë se çdo pushtim tjetër në tërë historinë e saj. Atje ku ju jetoni, të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë, qytetarët votojnë të lirë, vota e tyre numërohet dhe peshon, drejtësia nuk përdoret si vegël plitike në duart e kriminelëve në qeveri.

Pasuritë publike, fondet publike shndërrohen në mirësi për qytetarët, dhe jo në parajsë për hajdutët qeveritarë. Drejtimi pra, atje është krejt tjetër. Rrugët në vendet tuaja ndërtohen me kosto 10 herë më të ulët se në Shqipëri. Nuk ndodh kurrë në ato vende që qytetari të paguajë për turistin 240 euro nga taksat që paguan shteti, kurse turisti të paguajë me taksat e qytetarit 4 euro për frymë.

Ky është një shfrytëzim më i egër se çdo shfrytëzim kolonial. Dhe këtu turistët, jo se vijnë për të shfrytëzuar, por se shpenzimet e tyre i vjedhin qytetarët, i vjedhin narko-trafikantët, i vjedhin oligarkët, nuk vijnë tek qyytetarët”, tha Berisha.

Lajme të lidhura

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Çmimi i naftës/ Rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: E vështirë për t’u përballuar
Aktualitet

Çmimi i naftës/ Rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: E vështirë për t’u përballuar

14:10 - 06/04/26
Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim – Caktohen tarifat
Aktualitet

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë

13:48 - 06/04/26
Para
Ish-deputeti Jurgis Çyrbja transferohet në Tiranë

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja transferohet në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka njoftuar në një deklaratë të botuar nga mediat iraniane se shefi...

Lexo më shumë
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Çmimi i naftës/ Rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: E vështirë për t’u përballuar

Çmimi i naftës/ Rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: E vështirë për t’u përballuar

14:10 - 06/04/26
Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim – Caktohen tarifat

Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë

13:48 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com