GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Do kesh fatin e Ahmetajt/ Reagon Balluku: I mbijetova…  

16:44 - 20/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Do kesh fatin e Ahmetajt/ Reagon Balluku: I mbijetova…  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe zv.Kryeministrja Belinda Balluku u përplasën në sallën e Kuvendit pas fjalimit që ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca mbajti, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për raportin e OLAF, në bazë të të cilit BE ka ndërprerë financimet për bujqësinë shqiptare, pas dyshimeve për koprrupsion.

Berisha tha se janë mbi 138 mln euro të shpërdoruara dhe vjedhura dhe këtë e thotë raporti.  “Moj zonjë po diskutojmë për raportin e KLSH, del ministrja aty dhe na flet për çështje të tjera, por nuk jep shpjegime për atë që ia thotë raporti i BE-së. Keni vjedhur, keni abuzuar me fondet”, tha Berisha, ndërsa duke iu drejtuar Ballukut u shpreh “do kesh fatin e Arben Ahmetajt”.

Në replikë me ish-Kryeministrin Balluku tha se i ka mbijetuar sistemit të Enver Hoxhës. “Unë jam një nga të mbijetuarat e sistemit të Enver Hoxhës, ndaj nuk me trembnmi dot. Nëse ke prova e fakte çoji në SPAK, por kam frikë se ti nuk i afrohesh dot Prokurorisë Speciale”, tha Balluku.

Replikat

Sali Berisha: Ajo zonja tejkaloi çdo lloj limiti. Abuzim i tmerrshëm me qiratë e pasurive publike, bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes, janë 180 mln euro shpërdorime dhe del flet këtu në këtë mënyrë. Ke lexuar raporte apo jo?

Belinda Balluku: Qiratë me 1 euro i ke shpikur t’i me nismën Shqipëria një euro, madje i vure Shqipërisë një tabelë një euro. Ndaj mos eja këtu të flasësh këtu për këtë. Unë i kam mbijetuar shefit tënd dhe t’i për mua je një biskotë e butë. Nëse t’i ke akuza çojini atje ku duhet ti dërgoni. Drejtohu SPAK-ut por kam frikë se t’i nuk i drejtohesh dot SPAK.

Sali Berisha: E di përse reagoi kjo për Frida Gugalen, reagoi sepse vetë është kryegugale. Kjo është ministrja që ndan ndërtimet për të vjedhur në çdo km. Është ministrja që ndërton me 22-24 mln euro rrugën.  Të jesh e bindur ti që fatin e Arben Ahmetaj do të kesh dhe bërë mirë që erdhe për të mbrojtur Ramën por ju jeni të pa mbrojtur. Ministrja ka abuzuar me fondet të faktuara dhe ngrihet Balluku dhe e mbron por ty të djeg sepse edhe ti mund të jesh e implikuar. Ka ardhur një raport në parlament, raporti flet për 138 miliardë lekë dëm ekonomik dhe shpërdorime.

Etiketa: BallukuberishaKryesore1Replika

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Para
Dinamo-Tirana, dueli nis… që në aeroport

Plas sherri masiv mes ultrasve të Dinamos dhe Tiranës (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Lexo më shumë
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com