GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Do ulim çmimet e energjisë dhe të karburanteve, do ta lehtësojmë barrën mbi qytetarët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gjeni një ministër timin që ka kapur SPAK-u me korrupsion”/ Berisha: Le të rrëmojnë edhe 40 vite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike në një takim me banorë të kryeqytetit.

“Shqipëria energjinë pa asnjë lloj humbjeje mund t’ia shesë qytetarëve me 7 lekë. Ne do e ulim në 7 lekë kilovatin. Ne do ta ulim për biznesin në 6 lekë energjinë. Nafta. Shumë mund të thonë, po ç’na duhet ne nafta. Ata që kanë vetura, por edhe ata që nuk kanë vetura paguajnë. Sepse ata paguajnë biletat e udhëtimit kudo që shkojnë me çmimin e naftës. Sepse ata paguajnë çmimin e të gjitha mallrave që blejnë, transportin, me çmim të lartë nafte. Nafta në Shqipëri shitet 40-50% më shtrenjtë se në Kosovë. Ndërkohë, nafta në Kosovë vjen nga Durrësi. Shkon nga Durrësi në Kosovë, atje shitet 40% më lirë. Pse? Ua them unë pse. Sepse taksa që merr qeveria në 1 litër naftë është absurde, merr 1.1 euro. Ndërsa, çdo njeri që blen 1 litër naftë, qeveria i ka grabitur 1.1 euro taksë. Jo, ne do t’i përgjysmojnë këto. Se kush e paguan këtë? Qytetarët e paguajnë. Se ai që e shet, ai nuk paguan gjë. Ai përkundrazi, shet dhe kaq. Kështu që ne, do i përgjysmojmë këto taksa dhe shqiptarët do blejnë naftën me ato çmime, plus minus 10% që e blejnë maqedonasit, kosovarët, malazezët, dhe absolutisht asnjë qindarkë më shumë. Do përpiqemi të lehtësojmë barrën mbi njerëzit”, tha Berisha, shkruan A2.

“Përveç kësaj, ne do të financojmë së bashku me banka, vendosjen e panele diellore. Pse kjo? Janë ulur tani. Nëse do ju thoja para 6 vitesh, 8 vitesh, do ishte joreale se kushtonin shumë panelet fotovoltaike. Tani është plotësisht e mundur. Tani, nëse vendosim me bankat panelet fotovoltaike mbi çdo çati, gjithnjë sipas dëshirës, pas 3 vitesh ata që kanë panelin fotovoltaik marrin energjinë falas, nuk paguajnë më asnjë qindarkë. E kanë nga dielli, e kanë nga qielli, jo nga qeveria. Sepse kjo është e vërteta”, shtoi Berisha.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, rritja bie rreth nivelit 3%
Aktualitet

FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, rritja bie rreth nivelit 3%

20:41 - 20/11/26
Plumbat e gomës, po hetohen 20 raste/ Prokuroria thërret Erion Vishkullin, i plagosur në sy
Breaking Views

Plumbat e gomës, po hetohen 20 raste/ Prokuroria thërret Erion Vishkullin, i plagosur në sy

20:41 - 20/11/26
Dorëhiqet Gentian Sala nga drejtimi i AKEP/ Dyshime për lidhje me dosjen Agasi-Hyseni
Aktualitet

Dorëhiqet Gentian Sala nga drejtimi i AKEP/ Dyshime për lidhje me dosjen Agasi-Hyseni

20:35 - 20/11/26
Para
Berisha: Regjimi po zbaton platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve

Gjendet i vdekur ushtari i katërt, i zhdukur në kënetën e...

Discussion about this post

TË FUNDIT

FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, rritja bie rreth nivelit 3%
Aktualitet

FMN: Shpopullimi po fik ekonominë, rritja bie rreth nivelit 3%

20:41 - 20/11/26

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se shpopullimi po fik ekonominë shqiptare, duke ulur rritjen ekonomike të vendit rreth nivelit 3 për...

Lexo më shumë
Plumbat e gomës, po hetohen 20 raste/ Prokuroria thërret Erion Vishkullin, i plagosur në sy

Plumbat e gomës, po hetohen 20 raste/ Prokuroria thërret Erion Vishkullin, i plagosur në sy

20:41 - 20/11/26
Dorëhiqet Gentian Sala nga drejtimi i AKEP/ Dyshime për lidhje me dosjen Agasi-Hyseni

Dorëhiqet Gentian Sala nga drejtimi i AKEP/ Dyshime për lidhje me dosjen Agasi-Hyseni

20:35 - 20/11/26
“Dyshoj se është rrëmbyer dhe vrarë”/ Zhdukja e Eglant Koçit! Si u arrit në gjurmët e “Dhelprës së kuqe”

“Dyshoj se është rrëmbyer dhe vrarë”/ Zhdukja e Eglant Koçit! Si u arrit në gjurmët e “Dhelprës së kuqe”

20:20 - 20/11/26
“Shqipërinë nuk e falim!”/ Marshimi protestues në Tiranë, mesazhi për 28 Nëntorin: Sistemin do ta rrëzojmë, lirinë do ta fitojmë

“Shqipërinë nuk e falim!”/ Marshimi protestues në Tiranë, mesazhi për 28 Nëntorin: Sistemin do ta rrëzojmë, lirinë do ta fitojmë

20:02 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com