Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar fjalën e tij edhe pse kryeparlamentari Niko Peleshi ia mohoi fjalën në Kuvend gjatë seancës së sotme, ku po votohen ndryshimet qeveritare në kabinetin e Edi Ramës.
Berisha i kujtoi mazhorancës socialiste se do votojnë kokëvarur që Belinda Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe të arrestohet me kërkesë të SPAK për aferat korruptive që e ngarkojnë ish-zëvendëskryeministren duke rrezikuar 35 vite burg.
‘Do votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg! Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij pa mikrofon nga foltorja e Kuvendit.
“Do i shkosh në burg Lubisë apo jo ti Klos. Do i bësh vizitë apo po pret t’i shkojë dhe Rama pas. Bën sikur nuk dëgjon. Po të pyes do i shkosh në qeli. Forcë në botë që ta ndalojë atë nuk ka. Do e shihni, u them unë ju.
Prisni, zbatoni urdhra, por u garantoj se do votoni kokëvarur që ajo të shkojë në burg. Dhe pastaj edhe të tjerët.
A e shihni çfarë ndodh me Ajatollahun apo jo? Koha e diktatorëve ka ikur. Shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët shohin diktatorët të bien njëri pas tjetrit. Mendoni se do durojnë Edi Ramën? Jo, koha e tij ka marrë fund. Koha juaj ka marrë fund. Vendi juaj është atje ku shkojnë kriminelët. Histeri, histeri politike duartrokitja juaj. Po shihni se si do dalë kjo duartrokitje. Prisni, prisni!”, tha Berisha.
Sipas kryedemokratit, çështja e saj është ndërkombëtare sepse të huajt kërkojnë që Shqipëria të adresojë korrupsionin teksa vijon rrugën drejt Evropës.
“Bëtë gjithçka që të maskoni, të fshini krimin e shëmtuar ndaj shqiptarëve me emërimin në poste ministrore të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Lubi Ballukut, persona që janë kokë e xhep të lidhur me Lubinë dhe që kanë të ardhmen në qelinë së bashku me Lubinë. Këtu në parlament nuk mund të kishte as edhe një çështje tjetër, përveç imunitetit të Lubisë.
Sado ta shtyni. Ju garantoj se forcë në botë që të mbrojë krimet e saj nuk ka. Ajo është forcë hajdute, superbandite, që ka përdorur bandat më të rrezikshme, elementët më kriminelë për të kërcënuar punonjës e Prokurorisë dhe asaj i dilni zot ju, se jeni mëkatarë. Lubia është çështje ndërkombëtare, përgjerisa Shqipëria ka përzgjedhur rrugën e integrimit që është proces sa kombëtar dhe ndërkombëtar“, tha Berisha.










Discussion about this post