GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama dhe Saimir Tahiri kryen krime kundër njerëzimit në Lazarat!

12:41 - 10/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama dhe Saimir Tahiri kryen krime kundër njerëzimit në Lazarat!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas vizitës së tij në fundjavë në Gjirokastër dhe qytetet e fshatrat përreth, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama dhe ish ministrit Saimir Tahiri.

Berisha akuzoi kryeministrin dhe ish ministrin e Brendshëm, për krime kundër njerëzimit në Lazarat, ndërsa shtoi se PD do organizojë grupe hetimi që autorët të marrin ndëshkimin e merituar. Gjithashtu, Berisha foli dhe për shpopullimin e vendit, ku evidentoi rrënimin ekonomik për faj të qeverisë si shkakun kryesor.

Fjala e Berishës:

Unë me përgjegjësi të plotë mund tu them shqiptarëve se Jugu i Shqipërisë ndodhej në situatën më dramatike. Se shpopullimi i Gjirokastrës dhe Jugut, është i paimagjinueshëm. Se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i këtij shpopullimi tejkalon të gjitha përmasat.
E kam menduar disa herë udhëtimin tim, mund ta vlerësoj si udhëtimin në katakombet e biznesit të Jugut. Do u jap vetëm një shembull. Në Libohovë nga 50 kompani ndërtimi në 2013 sot nuk kishte asnjë.

Në një tjetër fshat me dhjetëra e dhjetëra kompani biznesi nga më të ndryshmet, ferma, prodhime, ishin të falimentuara. Në Gjirokastër kaloje rrugës të lëndonte në shpirt kompensatoja në vitrinat e dyqaneve të falimentuara.

Një politikë jashtëzakonisht perfide për shpopullimin e kësaj zone ndiqet nga qeveria. Largimi i gjithë institucioneve nga Gjirokastra kishte boshatisur qytetin si kurrë në ekzistencën e saj në shekuj.

Nuk më hiqet nga mendja një nënë pensioniste që më tha “I thuaj Ramës si mund të shkoj unë në Tiranë me pensionin që kam për një certifikatë’.

Kjo gjendje shprehej në mënyrë të dhimbshme në universitetin e Gjirokastrës. Sot aty dominonte mungesa masive e studentëve dhe boshatisja.

Të gjitha masat e kësaj qeverie conin drejt vdekjes graduale të një qyteti që sot qëndron me dinjitet të madh në kurorën e trashëgimisë kulturore botërore.

Unë u ktheva më i impresionuar se kurrë në 30 vite nga vizita ime në Lazarat.
Konstatova se Rama dhe Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në këtë fshat, krime të vërteta, me operacionin e tyre antidrogë, bandat kriminale me uniformë nuk kanë ngurruar ti vendosin tytën e automatikut fëmijës 2-3 vjecar, nënës që mbronte fëmijët, kryeplakut të fshatit ti shkrehin armët vetëm se kishte bërë detyrën.

Në Lazarat të gjitha të dhënat janë se Rama dhe Tahiri kryen krime kundër njerëzimit. I garantoj se shumë shpejt do organizojmë skuadra e grupe hetimi dhe Ramës i them se do marrë ndëshkimin e merituar për secilin prej tyre.

Etiketa: berishaRamatahiri

Lajme të lidhura

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro
Breaking Views

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro

19:58 - 10/03/26
Dritan Leli paraqitet në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Vlorës: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!
Breaking Views

Dritan Leli paraqitet në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Vlorës: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

15:48 - 10/03/26
Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese
Breaking Views

Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese

15:38 - 10/03/26
Para
Hidrovori në Vlorë prej tre ditësh në flakë, asnjë ndërhyrje nga ajri

Hidrovori në Vlorë prej tre ditësh në flakë, asnjë ndërhyrje nga ajri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26

Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com