GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Fox News kllaposi Edi Ramën si Ramaduro i Europës! Teza e PD është kjo, vota vdiq pa hyrë në kuti!

14:36 - 24/06/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Fox News kllaposi Edi Ramën si Ramaduro i Europës! Teza e PD është kjo, vota vdiq pa hyrë në kuti!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një konference për mediat gjatë ditës së sotme. Në deklaratën e tij nga selia blu, Berisha ka reaguar në lidhje me artikullin e medias botërore Fox News, ku kryeministri Edi Rama cilësohej si ‘RamaDuro’.

‘Në një kohë kur mediat më të mëdha të botës, pikërisht në kulmin e atij konflikti, damkosin Edi Ramën si Ramaduro, televizione private kombëtare të kontrolluara nga Edi Rama publikojnë editoriale në të cilat përpiqen dhe këtë ta mbrojnë. Nuk ndodh kurrë që një media botërore siç është Fox apo të tjera, të pranojnë tituj të cilët nuk qëndrojnë. Ndaj dhe më duhet t’i them zonjës Vjollca Hoxha që merret me këto editoriale, para se të sulmosh Fox-in dhe autorët, kontrollo më mirë rregullat që ato përshtatin në publikimet e tyre. Është e vërtetë që çdo shkrim ka një autor, por titulli nuk i imponohet kurrë një media botërore në qoftë se ai nuk qëndron’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët në selinë blu.

Lideri i opozitës u shpreh se teza e Partisë Demokratike është se “vota vdiq pa hyrë në kuti”. Ai sqaroi se rinumërimi i votave nuk është një kërkesë e PD-së si subjekt politik, por një e drejtë legjitime e kandidatëve të saj, të cilëve nuk mund t’u mohohet kjo kërkesë në asnjë rrethanë. Berisha kritikoi ashpër ata që, sipas tij, përpiqen të mbrojnë “farsën e 11 majit”, duke i cilësuar si pjesë e një “propagande kriminale antivotë”.  Ai shtoi se opozita nuk do të ndalet së denoncuari dhunimin e votës dhe se nuk do të jetë kurrë pjesë e heshtjes apo e turpit.

Kryedemokrati ka publikuar ditën e sotme të tjera pamje “nga farsa zgjedhore e 11 majit” në qendrat e votimit, ku komisionerët sipas tij, kontrollojnë dhe votojnë bashkë me zgjedhësit. ‘Komisionerët kontrollojnë çdo votë, hedhin votat bashkë me zgjedhësit’, u shpreh Berisha pasi komentoi pamjet skandaloze nga qendrat e votimit.

Në deklaratën e tij për mediat, lideri i demokratëve theksoi se beteja politike e Partisë Demokratike është e gjithanshme dhe shumëplanëshe. Ai tha se çdo veprim i opozitës vjen si një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe komunitetit ndërkombëtar, por me bindjen se zgjidhja do të vijë nga vetë shqiptarët dhe opozita. Sipas Berishës, kjo është një betejë e gjerë dhe komplekse, por e domosdoshme për rikthimin e demokracisë. “Qeveri teknike, zgjedhje të lira, kjo është motoja jonë,” u shpreh ai.

Kryetari i PD-së ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe Altin Troplinin, si përgjegjësit kryesorë të asaj që e cilësoi “farsë zgjedhore”. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se qendrat e votimit ishin nën presionin e “hanxharëve të krimit” dhe se qytetarët janë detyruar të mbyllin sytë përballë kërcënimeve.  “Këto janë, ka dhe të tjera, por këto janë njëherë. Këtu po të marrësh qendrën e votimit del Sara Mila,” deklaroi Berisha, duke theksuar se nuk ka nisur asnjë hetim serioz për parregullsitë zgjedhore. Sipas tij, “pas kreut të organizatës kriminale Edi Rama që është përgjegjësi numër 1, autori i dytë është Altin Troplini, i cili amnistoi dosjet 184 dhe 339, duke dhënë mesazhin se krimi elektoral nuk ndëshkohet.”  Berisha i cilësoi Ramën dhe Troplinin si “dy baljozët më të zinj të krimit elektoral”.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/06/WhatsApp-Video-2025-06-24-at-1.08.06-PM.mp4

Video e publikuar ne konferencen e Berishes nga selia blu

I pyetur nga gazetarët në lidhje me reagimet e ndërkombëtarëve për farsën elektorale të 11 majit, kryedemokrati, Sali Berisha, theksoi se reagimet e tyre ndaj situatës politike në Shqipëri janë shumë të qarta dhe të rëndësishme. Ai përmendi tre hapa të mëdhenj që janë bërë në këtë drejtim, përfshirë takimet në Bruksel, Strasburg dhe reagimet paszgjedhore. Berisha tha se ndarja e shtetit nga partia është thelbi i gjithë raportit të fundit ndërkombëtar për Shqipërinë. Sipas tij, ekzistenca e një partie-shtet përbën asgjësimin e zgjedhjeve dhe shndërrimin e tyre në farsë elektorale. Ai shtoi se ndërkombëtarët nuk kanë për detyrë të rrëzojnë qeveri, por mbështetja e tyre është e domosdoshme për të legjitimuar veprimet e opozitës. “Zgjedhjet janë njëkohësisht kombëtare dhe ndërkombëtare”, u shpreh Berisha.

Berisha u ka dhënë një përgjigje edhe fjalëve në lidhje me statutin e Partisë Demokratike, që sipas tij, flet qartë për zgjedhje dhe jo për farsë elektorale. Ai kërkoi të mos keqinterpretohet kuptimi i statutit dhe shtoi se ka dokumente origjinale që vërtetojnë manipulimet zgjedhore ndër vite. “Po të kisha shkruar ‘farsë’, do isha dakord me ty. Por kam shkruar ‘zgjedhje’, jo ‘farsë’. Farsa është çështja kryesore,” u shpreh Berisha, duke theksuar se nocioni i farsës ka qenë gjithmonë pjesë e fjalorit të tij politik dhe se ai nuk mund të mungojë në analizën e zhvillimeve të fundit.

Lideri i demokratëve është pyetur edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale, që do të zhvillohen në disa bashki të vendit, pasi nuk kanë kryetar. Nga selia blu gjatë konferencës me gazetarët, Berisha i quajti ‘farsa e radhës’, pasi me Edi Ramën ka vetëm farsa.

Kryetari i Partisë Demokratike ka sqaruar edhe njëherë opinioni në lidhje me artikullin e Fox News ku e damkoste Edi Ramën si ‘Ramduro’. ‘Fox News nuk mund të lajthisë dhe të kalojë tituj kaq damkosës për një kryeministër siç ishte ai për Ramaduron’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij me gazetarët në selinë blu.

Etiketa: berishaKryesore1PDSali Berishazgjedhje 2025

Lajme të lidhura

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon
Aktualitet

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Para
Tenderat për makinat e policisë, 33 dhe 34 mijë € për të marrë 1 makinë me qira për 4 vite

Tenderat për makinat e policisë, 33 dhe 34 mijë € për të marrë 1 makinë me qira për 4 vite

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26

Kryeministri Edi Rama, ndodhet prej ditës së djeshme në Vatikan, në kuadër të një vizite zyrtare me Papa Leone XIV....

Lexo më shumë
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com