GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Fredi Beleri i burgosur politik, i zuri rrugën planeve të Ramës për investimet strategjike

18:49 - 26/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Qeveria të ndalojë vjedhjen, të vendoset minimumi jetik 200 euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike, e drejtuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, përmes një deklarate e konsideron si vendim politik atë të dhënë sot nga GJKKO, e cila i refuzoi lejen e posaçme kryetarit të zgjedhur Fredi Beleri, për të bërë betimin para Këshillit Bashkiak si Kryebashkiak i Himarës.

“GjKKO ka zbatuar kështu urdhrin partiak, dhe jo normat e shtetit të së drejtës, duke ia mohuar kandidatit fitues të bëjë betimin dhe qyetarëve të Himarës frutin e votës së lirë dhe përfaqësimit.

Partia Demokratike e konsideron vendimin si politik dhe dënon me forcë çdo hap që i bën gjykatat e vendit shkelëse të parimit të ndarjes së pushteteve”, thuhet në deklaratë.

Për Partinë Demokratike, Fredi Beleri mbahet në arrest si i burgosur politik, si kandidat i opozitës dhe si kryetar i zgjedhur i qytetarëve të Himarës, dhe jo si abuzues votash. Po të ishte për manipulime, vjedhje dhe abuzime në qelitë e paraburgimit, do të ishin 53 kandidatët e PS me në krye Edi Ramën.

Deklarata

Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Belerit, i është refuzuar kërkesa për leje të posaçme për të marrë pjesë në konstituimin e këshillit bashkiak të Himarës dhe betimit si kryebashkiak.

GjKKO ka zbatuar kështu urdhrin partiak, dhe jo normat e shtetit të së drejtës, duke ia mohuar kandidatit fitues të bëjë betimin dhe qyetarëve të Himarës frutin e votës së lirë dhe përfaqësimit.

Partia Demokratike e konsideron vendimin si politik dhe dënon me forcë çdo hap që i bën gjykatat e vendit shkelëse të parimit të ndarjes së pushteteve.

Për Partinë Demokratike, Fredi Beleri mbahet në arrest si i burgosur politik, si kandidat i opozitës dhe si kryetar i zgjedhur i qytetarëve të Himarës, dhe jo si abuzues votash. Po të ishte për manipulime, vjedhje dhe abuzime në qelitë e paraburgimit, do të ishin 53 kandidatët e PS me në krye Edi Ramën.

Fredi Beleri nuk i prishi Edi Ramës ëndrrën totalitare të hartës politike rozë, por i zuri rrugën e planeve të tij për investime strategjike me ministrat e famijes dhe familjarët e ministrave në bregdetin e Bashkisë së Himarës.

Për këtë, ai e shënjestroi që nga fillimi dhe urdhëroi arrestimin e tij.

Për këtë, atij i refuzohet lirimi me kusht, ndërsa ish-ministrave të tij u lejohet.

Për këtë, Edi Rama luan nacionalistin në Himarë dhe internacionalistin në Beograd e Prishtinë.

Nuk është punë kombesh, sepse kur ka interes, Edi Rama bëhet tregtar flamujsh.

Shihni si po shet interesat Kosovës, duke punuar çdo ditë për ndarjen e saj me padronin e vet, Vuçiç.

Etiketa: beleriberishaGJKKOKryesore1

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Gjici përfundon në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtin vend me…

Gjici përfundon në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtin vend me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26

- Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Lexo më shumë
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com