GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Berisha gris formularët falsë, pse po nxiton për zhdukjen e provave?

10:46 - 25/11/21
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha gris formularët falsë, pse po nxiton për zhdukjen e provave?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Firmat e hedhura për Kuvendin e 11 Dhjetorit, ku Sali Berisha kërkon rikthimin në krye të PD, rezulton se janë me probleme. Nga një verifikim i thjeshtë që Agron Shehaj bëri për formularët e mbledhur në degët 5 dhe 7 në Tiranë, i cili sipas deputetit ishte një test, rezultoi se dy delegatë nuk kanë hedhur firma dhe që është falsifikuar firma e tyre.

Por mbajtja e fshehtë e dy rasteve të falsifikimit të formularëve nga ana e Shehajt hedh dyshime se ai po mban anën e Berishës edhe për faktin se kandidoi kundër Bashës, por humbi si kryetar PD, ndërsa ai e justifikoi me faktin se “kam deklaruar se 98% janë të sakta dhe jo 100%”. U desh ndërhyrja e dy delegatëve Freskida Rapo dhe Bujar Kula për të kuptuar se formularët janë të parregullt. Pavarësisht përqindjes së parregullsisë, kjo i dha të drejtë Partisë Demokratike, e cila kërkoi që të dorëzohen formularët në protokoll, me qëllim verifikimin e tyre, për më tepër që kjo parregullsi ka ndodhur në mes të Tiranës, duke ngritur me vetëdije pyetjen “Imagjino se çfarë është bërë në qytetet e tjera?”.

Gjithsesi, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, zëri zyrtar i Berishës, Floriana Garo, deklaroi se “vetëm 2 nga 100 delegatët e verifikuar nuk kanë konfirmuar firmosjen e formularit. Garantojmë se formularët me emrat e tyre janë tërhequr nga grupi i 4700 formularëve të depozituar e ndërkohë që po bëjmë një proces  riverifikimi të hapave për administrimin e tyre”.

Por le të ndalemi këtu.

Së pari, mjafton vetëm një rast për të rrëzuar poshtë një proces, për të cilin pretendohet se është 100% i rregullt, siç janë shprehur mbështetësit e Berishës dhe që gjoja i ruajnë në kasafortë, duke mos lënë personat përgjegjës për verifikimin e tyre. Pra, ata kërkojnë mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor, me firma që nuk janë të rregullta. Dakord se numri i firmave të parregullta mund të jetë i vogël sa nuk sjell ndryshim në rezultat, por kjo nuk është e vërtetuar. Ndërsa parregullsia u vërtetua me një test të thjeshtë siç deklaron Shehaj.

Së dyti, Sali Berisha nëpërmjet Floriana Garos, deklaron se këta dy delegatë nuk kanë konfirmuar firmosjen e formularit. E vërteta qëndron se këta dy delegatë kanë deklaruar se është falsifikuar firma e tyre, jo se nuk e kanë konfirmuar. Këtë sa veta e kanë konfirmuar, e sa jo, ende nuk e dimë, këta të dy kanë deklaruar se u është falsifikuar firma. Pra, falsifikimi i firmës apo formularit, sipas Kodit Penal në Shqipëri është një vepër penale dhe për këtë duhet të mbahet përgjegjësi penale.

Së treti, Garo deklaron se formularët me emrat e tyre janë hequr nga grupi i 4700 formularëve. Por duhet të theksojmë se heqja e tyre nga grupi është për të mbrojtur mbështetësit e Berishës dhe jo për të zbardhur të vërtetën. Nëse Berisha pretendon se i ka 4700 firma delegatësh dhe që dy nuk e kanë konfirmuar, atëherë, formularët e parregullt duhet t’i dorëzojë në prokurori për të kuptuar është firma e këtyre të dyve që deklarojnë se është falsifikuar, apo e vërteta është se është hedhur firmë false. Por mungesa e transparencës dhe zhdukja e formularëve është bërë pikërisht për të minuar transparencën dhe nga frika se vërtetimi i firmave false në fakt minon gjithë procesin e nisur nga Berisha, i cili dita ditës po tregon atë që PD deklaroi që në fillim se duhet verifikuar nga personat përgjegjës. Për hir të vërtetës, kjo histori e zhdukjes së formularëve fals na kujton zhdukjen e pamjeve të kamerave të sigurisë me 21 janar, zhdukjen e të dhënave të serverëve të tatimeve, por për Berishën nuk kanë rëndësi, rëndësi ka që firmat t’i mbledhë vetë, t’i verifikojë vetë dhe kryetar të zgjidhet vetë! / Gijotina.com

Etiketa: Agron ShehajKryesore1kryesore2Sali Berisha

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Para
Dokumentari i Juventus, zbulohet çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes

Dokumentari i Juventus, zbulohet çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com