GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do të jenë të po këtij kalibri”, Berisha paralajmëron zhvillime të reja pas arrestimit të Vlora Hysenit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do të jenë të po këtij kalibri”, Berisha paralajmëron zhvillime të reja pas arrestimit të Vlora Hysenit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me arrestimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, dhe hetimet për nxjerrje të sekretit shtetëror.

Berisha e ka cilësuar çështjen si një nga skandalet më të rënda, duke ngritur akuza për lidhje të strukturave të sigurisë me krimin e organizuar dhe duke hedhur pretendime për rolin e Ergys Agasit. Ai ka deklaruar se rikthimi i Hysenit në Shqipëri ka qenë i lidhur me zhvillime që, sipas tij, kërkojnë hetim të mëtejshëm.

“Java që lamë pas ishte java e skandalit më të jashtëzakonshëm, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por e një skandali që njeh edhe dy raste të tjera të ngjashme në historinë e botës.

Shefi i shërbimit inteligjent të vendit arrestohet për bashkëpunim me organizatën kriminale më të rrezikshme të Europës, të Ergys Agasit, për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe duke shkaktuar kështu rrënimin e plotë të piramidës së sigurisë së vendit. Për qytetarët shqiptarë, shtoj se arrestimi për bashkëpunimin me krimin dhe nxjerrjen e sekretit të shefit të shërbimit është më i rëndë se arrestimi i çdo zyrtari tjetër të vendit për këto dy vepra. Sepse ai prezumohet se është i certifikuar për shkallën më të lartë të besimit.

Ndërkohë, Vlora Hyseni është emëruar në atë post absolutisht jashtë çdo kriteri dhe përbën kjo një çështje madhore që kërkon përgjigje. Vlora Hyseni është denoncuar nga Sali Berisha dhe të tjerë që në javën e parë për emërimin e saj në atë detyrë.

Edhe Ergys Agasi është akuzuar nga Sali Berisha se kishte në kontroll të plotë Shërbimin Informativ Shqiptar. Vlora Hyseni arrestohet apo shpallet urdhër-arresti në një kohë kur ajo nuk ishte në Shqipëri, çka dëshmon se qeveritarët donin të mos kthehej. Ajo u kthye dhe, me sa duket, është kthyer për t’u dhënë reston bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan, sipas saj. Ndaj, zhvillimet e mëposhtme do të jenë të po këtij kalibri”, u shpreh Berisha.

 

Etiketa: berishaHyseniKryesore1

Lajme të lidhura

Protestat dhe zgjedhjet vendore 2027, Edi Rama mbledh Asamblenë e PS-së më 14 nëntor
Breaking Views

Protestat dhe zgjedhjet vendore 2027, Edi Rama mbledh Asamblenë e PS-së më 14 nëntor

20:09 - 05/11/26
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave të policisë
Breaking Views

Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave të policisë

19:25 - 05/11/26
Dosja Agasi-Hyseni/ Nga informacionet për provat e sekuestruara te ndihma gjatë arratisë dhe rrjeti ndërkombëtar, zbardhen detajet e reja të SPAK
Aktualitet

Dosja Agasi-Hyseni/ Nga informacionet për provat e sekuestruara te ndihma gjatë arratisë dhe rrjeti ndërkombëtar, zbardhen detajet e reja të SPAK

19:13 - 05/11/26
Para
Berisha: Rama është armiku më i egër i Kosovës, nuk guxoi të fliste një fjalë të vetme për UÇK-në

Berisha: Rama është armiku më i egër i Kosovës, nuk guxoi të fliste një fjalë të vetme për UÇK-në

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat dhe zgjedhjet vendore 2027, Edi Rama mbledh Asamblenë e PS-së më 14 nëntor
Breaking Views

Protestat dhe zgjedhjet vendore 2027, Edi Rama mbledh Asamblenë e PS-së më 14 nëntor

20:09 - 05/11/26

Më 14 nëntor, Partia Socialiste do të zhvillojë Asamblenë Kombëtare, konfirmojnë burimet nga PS. Ngjarja vjen në një moment të...

Lexo më shumë
“Dua t’ju shtrëngoj dorën dhe t’ju përqafoj të gjithëve”/ Mesazhi i Thaçit nga Haga: Do të dal i pastër nga ky proces

“Dua t’ju shtrëngoj dorën dhe t’ju përqafoj të gjithëve”/ Mesazhi i Thaçit nga Haga: Do të dal i pastër nga ky proces

19:48 - 05/11/26
“Mungojnë barnat në spitale”/ KE: Qytetarët paguajnë nga xhepi mbi 48% të shpenzimeve

“Mungojnë barnat në spitale”/ KE: Qytetarët paguajnë nga xhepi mbi 48% të shpenzimeve

19:32 - 05/11/26
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave të policisë

Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave të policisë

19:25 - 05/11/26
Dosja Agasi-Hyseni/ Nga informacionet për provat e sekuestruara te ndihma gjatë arratisë dhe rrjeti ndërkombëtar, zbardhen detajet e reja të SPAK

Dosja Agasi-Hyseni/ Nga informacionet për provat e sekuestruara te ndihma gjatë arratisë dhe rrjeti ndërkombëtar, zbardhen detajet e reja të SPAK

19:13 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com