GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama është armiku më i egër i Kosovës, nuk guxoi të fliste një fjalë të vetme për UÇK-në

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Rama është armiku më i egër i Kosovës, nuk guxoi të fliste një fjalë të vetme për UÇK-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një seancë pyetje-përgjigjesh me qytetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe qëndrimet e tij ndaj Kosovës dhe UÇK-së.

Berisha ka akuzuar Ramën se nuk përmendi Kosovën dhe UÇK-në gjatë fjalimit në OKB. Ai ka folur gjithashtu për marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës, duke kundërshtuar deklaratat se Lëvizja Vetëvendosje është kundër Shqipërisë dhe duke paraqitur qëndrimet e tij mbi rolin e qeverisë shqiptare në raport me Kosovën.

“Fjala e Padrinos në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ishte fjala më e turpshme që është mbajtur ndonjëherë pas fjalimeve të ministrave të jashtëm të Shqipërisë apo atyre të Koresë së Veriut. Nuk kemi pasur kurrë një përfaqësim kaq të turpshëm, ku kreu i narkoshtetit shqiptar, i fandaksur, i tmerruar nga protesta rinore, qytetare dhe skandalet e njëpasnjëshme, i kushtoi fjalën e tij algoritmit dhe tmerrit që ndjen nga algoritmi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në këtë fjalim, në atë sallë e cila jo rastësisht, por në një akt përçmimi madhor ishte bosh gjatë fjalës së tij, Edi Rama nuk shqiptoi një herë të vetme fjalën Kosovë dhe fjalën UÇK apo lider të UÇK-së. Tradhtia i ka zënë grykën. E ka mbërthyer për gryke dhe nuk e lejon më të shqiptojë një fjalë. Histori e turpshme. Në atë sallë, në një fjalim të shkëlqyer, kryeministri i vendit mik, Kroacisë, foli sikur të ishte kryeministri i Shqipërisë.

Ai denoncoi veprimet e Beogradit, nderimet ushtarake që i bëhen monstrave të gjenocidit të Bosnjës, Ratko Mlladiç, përpjekjet destabilizuese të Beogradit në Kosovë dhe për probleme të tjera të rajonit. Kurse për Edi Ramën, universi i tij ishte algoritmi, që në fakt i ka kallur tmerrin dhe datën në çdo qelizë të tij. Por, me këtë rast, i ftoj edhe ata pak qytetarë të Kosovës që për jugosllavizmin e tyre, apo për të mbetur si relike, apo për enverizmin e tyre, vazhdojnë dhe bëjnë të mashtruarin nga Edi Rama. Të gjithë ata që duan Kosovën, panë dhe kanë parë me dokumente, fakte të pakundërshtueshme se Edi Rama është një armik i egër i Kosovës, i demokracisë. Miq, pas përpjekjeve për të rrëzuar qeverinë e Kosovës me Vlora Hysenin dhe të dërguarit e tij, ai po përhap tani në Shqipëri shpifjet më të ulëta me të cilat kërkon të paraqesë Lëvizjen Vetëvendosje si një parti kundra Shqipërisë. Unë u them këtyre puthadorëve të Edi Ramës, që paguhen si shërbëtorë të tij dhe kalojnë nga një studio në një studio tjetër me një mashtrim të paskrupullt, në Kosovë e vërteta është se nuk ka asnjë parti anti-Shqipëri.

Por ka një kryeministër në Shqipëri anti-shqiptar. Ka një kryeministër në Shqipëri, o çakej dhe puthadorë që ka ndërtuar në vendin amë, në Shqipëri, shtetin e drogës dhe ju paguan ju. Si mund ta akuzoni një parti sot në qeverinë e Kosovës se qenka kundra Shqipërisë? Nuk ka asnjë parti në Kosovë kundra Shqipërisë, por natyrisht çdo shqiptar i ndershëm në Kosovë dhe kudo në botë është kundër narkoshtetit të Edi Ramës, dhe ju përdorni Shqipërinë si mburojë për narkoshtetin e Edi Ramës.
Turpi ju mbuloftë! Nuk ka asnjë parti anti-Shqipëri në Kosovë, por ka një shqiptar që sillet si Pashiçi i Serbisë ndaj Kosovës, një shqiptar që quhet Edi Rama, argati i Vuçiçit. Ju që dilni në studio o të pafytyrë dhe etiketoni anti-shqiptare partitë e Kosovës, harroni ju sanksionet që vuri kundër Kosovës i pari në Evropë? Harroni ju xhiron ballkanike që bëri për të izoluar kryeministrin e Kosovës, ndërkohë që të tjerët i tregonin bërrylin, për kërkesën e tij, fqinjët e tjerë? Harroni ju se si dorëzoi projektin e copëtimit të Kosovës? Harroni ju se si dorëzoi projektin e marrë në Beograd për Asociacionin?

Se si kërkoi konferencën ndërkombëtare për Kosovën në mënyrë që rusët të uleshin në tavolinë? Si i lejoni vetes një gjë të tillë? Ju me të njëjtin zell, të njëjtin shërbim i shërbeni Vuçiçit. Ju jeni po kaq anti-shqiptarë sa Edi Rama, i cili s’guxon të përmendë fjalën Kosovë në OKB. I cili nuk tha një fjalë të vetme për dënimin e tërë asaj udhëheqjes politike të Kosovës. Nuk shqiptoi një fjalë të vetme. Nuk ekzistonte për Edi Ramën ky problem. Ky apatrid gjeti të bëhej patriot në një darkë ku sulmoi për tradhti Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Joe Biden. Joe Biden sot nuk është president, por u them shqiptarëve që në të gjithë karrierën e tij politike ai, qëndrimin dhe votën e ka patur për shqiptarët. Dhe del një zuzar dhe thotë se tradhtoi Joe Biden, meqenëse ai tani nuk është më në funksione. Tradhtoi Amerika, Hashim Thaçin. Si mund të shqiptohet një fjalë e tillë?

Me çfarë e tradhtoi Amerika Hashim Thaçin, a thoni pak njëherë? Se çliroi Kosovën në bashkëpunim me UÇK-në? Pra, praktikisht, ky Padrino i degraduar sot nuk ka asnjë interes tjetër vetëm karrigen e tij sepse e di që po i vjen fundi, fundi dhe fund i tmerrshëm. Pse i tmerrshëm do thoni ju? Sepse ka firmosur në qindra vendime anti-ligjore. Sepse është de facto drejtues i karteleve më të fuqishme të drogës në Evropë dhe ndër më të fuqishmet në botë. Sepse ka vjedhur miliarda në tendera, prokurime dhe pasuri publike. Nuk ka sot Evropa një të dytë të inkriminuar si Edi Ramën. Ndaj dhe ai, jeni të përgatitur të dëgjoni çdo gjë gjersa të përfundojë në sallën e gjyqit,” tha Berisha.

Etiketa: berishaKosovaRama

Lajme të lidhura

“Do të jenë të po këtij kalibri”, Berisha paralajmëron zhvillime të reja pas arrestimit të Vlora Hysenit
Aktualitet

“Do të jenë të po këtij kalibri”, Berisha paralajmëron zhvillime të reja pas arrestimit të Vlora Hysenit

12:27 - 26/09/26
Operacioni “Muri i Lartë!” Bledar Cafi dhe Indrit Dokle të lidhur me grupin Rraja, shkon në 17 numri i masave të sigurisë
Aktualitet

Operacioni “Muri i Lartë!” Bledar Cafi dhe Indrit Dokle të lidhur me grupin Rraja, shkon në 17 numri i masave të sigurisë

11:58 - 26/09/26
Bora mbërrin që në shtator në Shqipëri, zbardhen bjeshkët e Tropojës
Aktualitet

Bora mbërrin që në shtator në Shqipëri, zbardhen bjeshkët e Tropojës

11:48 - 26/09/26
Para
Thellohet skandali i çështjes “Xhaka”, mesfushori shqiptar rrezikon sanksione të rënda edhe nga FIFA

Thellohet skandali i çështjes “Xhaka”, mesfushori shqiptar rrezikon sanksione të rënda edhe nga FIFA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thellohet skandali i çështjes “Xhaka”, mesfushori shqiptar rrezikon sanksione të rënda edhe nga FIFA
Sport

Thellohet skandali i çështjes “Xhaka”, mesfushori shqiptar rrezikon sanksione të rënda edhe nga FIFA

12:57 - 26/09/26

Skandali i falsifikimit të certifikatës mund të sjellë pasoja akoma dhe më të rënda për Granit Xhakën. Hetimet përcaktojnë një...

Lexo më shumë
Berisha: Rama është armiku më i egër i Kosovës, nuk guxoi të fliste një fjalë të vetme për UÇK-në

Berisha: Rama është armiku më i egër i Kosovës, nuk guxoi të fliste një fjalë të vetme për UÇK-në

12:51 - 26/09/26
“Do të jenë të po këtij kalibri”, Berisha paralajmëron zhvillime të reja pas arrestimit të Vlora Hysenit

“Do të jenë të po këtij kalibri”, Berisha paralajmëron zhvillime të reja pas arrestimit të Vlora Hysenit

12:27 - 26/09/26
Operacioni “Muri i Lartë!” Bledar Cafi dhe Indrit Dokle të lidhur me grupin Rraja, shkon në 17 numri i masave të sigurisë

Operacioni “Muri i Lartë!” Bledar Cafi dhe Indrit Dokle të lidhur me grupin Rraja, shkon në 17 numri i masave të sigurisë

11:58 - 26/09/26
Bora mbërrin që në shtator në Shqipëri, zbardhen bjeshkët e Tropojës

Bora mbërrin që në shtator në Shqipëri, zbardhen bjeshkët e Tropojës

11:48 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com