GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha i drejtohet ambasadorit Gonzato: Kush mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje mbështet Ramën

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
PS kërkon përjashtimin e Berishës deri 60 ditë nga Kuvendi: Ofendoi ambasadorin e BE nga orientimi seksual
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partiisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se cildo që që mohon “narkoshtetin”, mbështet sipas tij Kryeministrin Edi Ramën. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së, Berisha u shpreh se Shqipëria është eksportuesi më i madh i krimit në Europë dhe botë.

Lideri i opozitës u ndal sërish tek ligji mbi barazinë gjinore, duke thënë se 21 vende anëtare të BE, nuk e kanë miratuar këtë ligj për vendet e tyre. Në fund, Kryedemokrati tha se 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar për shkak të “narkoshtetit”.

“Çfarë ka sjellë kjo ? Kjo ka sjellë tretjen e kombit shqiptar para syve tanë. Rënien e prodhimit. Rënien e punësimit. Largimin masiv të qytetarëve nga Shqipëria. Shqipëria eksportues madhor i krimit në Europë dhe në botë. Rrëmbimin e zgjedhjeve nga krimi. Kjo është e vërteta për çdo shqiptar. Në një kohë kur Shqipëria ka pasuri përrallore, më të pakrahasueshme me çdo lloj tjetër pasurie natyrore. Dhe çdo pasuri e ka. Nuk ka një vend të dytë të bekuar si Shqipëria që të ketë gjithë pasuritë. Ne jemi të bekuar me ujë, me naftë, me çdo gjë. Këto ditë një studiues serioz publikoi një studim të tij.
Çfarë gjeti ? Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 118 përqind më të larta se në BE. Po ky që jeton këtu me 300 euro, me 500 euro, pra ky shpenzon 18 përqind se sa po të ishte në Itali, Greqi apo ndonjë vend tjetër të BE.

E vërteta është se ne kemi qëndruar kundër narkoshtetit. PD ka qëndruar. Por duhet të them këtu se ky nuk zbriti nga qielli. Natyrisht që Edi Rama ishte promotor, por Edi Rama u mbështet dhe vazhdon të mbështetet për narkoshtetin e tij. Vazhdon të mbështetet në një kohë kur nga Kakavija gjer në kufi me Plavën, Shqipëria u mboll me mijëra plantacione kanabis. Ju kujtohet ju se si Donald Lu mblodhi 1500 policë në Pallatin e Kongreseve dhe u thotë: përgëzime të mëdha për luftën e jashtëzakonshme që i bëni drogës.

Unë e shihja se ajo ishte shkatërrimi i vendit. E takova dhe i thashë, ambasador, kjo që bëre ti, është mbështetje për vendosjen në Shqipëri të narkoshtetit. Jo, tha, ne nuk merremi me drogat e buta, merremi me drogat e forta. Ashtu, i thashë unë, të them një gjë tjetër, gjatë 8 viteve në pushtet, agjencitë tuaja të zbatimit të ligjit bënin nga 10-15 mbledhje në vit me përfaqësuesit tanë për të parë se mmos ka kund burime të financimit të terrorizmit dhe unë isha shumë mirënjohës. Tani që nja 200-300 shqiptarë luftojnë me ISIS për kauzën e gabuar, kalifi Al Bagdadi mund t’u thotë shkoni mbillni kanabis dhe na sillni paratë. Çfarë ndodhi? Trafikantët shqiptarë pushtuan Italinë dhe Europën me kanabis. U bënë një me Ndragetën dhe Kamorrën. Në 18 muaj, autoritetet italiane kanë konfiskuar 830 skafe, kanë arrestuar, që zakonisht kapen 10 përqind, 720 skafistë. Dhe ushtria e kanabistëve, bashkë me kumbarët e tyre, u vërsulën drejt Amerikës latine dhe kanë kapur sot majat. Përsëri sot mbështetet.

Ju e keni dëgjuar reagimin e ambasadorit të BE, reagimin e fundit. Unë duhet t’u them ju dhe shqiptarëve se kundërshtitë e mia me këtë zotëri, sigurisht që kishin lidhje me ligjin që nuk mund ta pranoj kurrë, një ligj të cilin nuk e kanë pranuar 21 vende anëtare të BE. Një ligj, të cilin Gjykata Kushtetuese franceze e ka hedhur poshtë në vitin 2016. Një ligj, të cilin Gjykata Supreme e SHBA e hodhi poshtë para dy ditësh. Një ligj, për të cilin Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg, ka shkruar se çështja e gjinisë është një çështje e vendeve anëtare dhe nuk buron nga e drejta e Bashkimit. Dhe e morën dhe e vunë me urgjencën më të madhe. Por unë pranoj, secili duhet të mbajë pikëpamjet që ka dhe të mbrojë atë që mendon.
Por atë me të cilën nuk bie dakord kurrë me të, është sepse ky zotëri së pari u thotë deputetëve të PD, dhe jo vetëm, se ai narkoshteti për të cilin flet Berisha, nuk e beson njeri as këtu as në Luksemburg. Sigurisht se ti çon ato informacione, të cilat janë absolutisht të pavërteta, se narkoshteti është realiteti më dramatik, më tragjik i shqiptarëve.

Atëherë unë i drejtoj pyetjen: na thuaj pse ikën 1 milion e 99 mijë shqiptarë gjatë viteve në narkoshtetit ? Na thuaj çfarë janë këto kulla, të cilat vetëm 20 përqind i kanë nga bankat? Na thuaj çfarë përfaqëson Adelajda Roko, motra e vëllezërve Roko, drejtoreshë e planifikimit dhe urbanistikës së përgjithshme, zëvendëse e Edi Ramës në këto funksione ? Na thuaj çfarë do të thotë ky kurs me 35 përqind, i rrëzuar përtokë ? Unë, zotërisë së tij dhe cilido që mohon narkoshtetin, i them me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij.” tha Berisha.

Etiketa: berishagonzato

Lajme të lidhura

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare
Aktualitet

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26
Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”
Aktualitet

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

08:02 - 13/05/26
“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!
Breaking Views

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26
Para
Vëllezërit Devolli nga Kosova blejnë kompaninë “Tring” dhe “Digitalb”, monopol i ri në tregun shqiptar

Vëllezërit Devolli nga Kosova blejnë kompaninë “Tring” dhe “Digitalb”, monopol i ri në tregun shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”
Sport

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

08:29 - 13/05/26

Futbolli shqiptar do të përjetojë sot një tjetër mbrëmje të madhe, teksa Dinamo City dhe Egnatia do të zbresin në...

Lexo më shumë
“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 13/05/26
Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

08:02 - 13/05/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Maj 2026

07:40 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com