GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha i kthehet Ramës: Ke kryer krim, asgjë nuk të shpëton

11:04 - 02/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha i kthehet Ramës: Ke kryer krim, asgjë nuk të shpëton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se Rama është nën hetim dhe ka kryer krime për të cilat nuk do të shpëtojë dot nga imuniteti diplomatik.

“Që në fillim më duhet të theksoj se skena e këtij parlamenti sot është më e veçanta në tërë historinë e tij.

Aty ku është karrigia e kryeministrit, aty qëndron sot Charles McGonigal.

Ai që duhej të ishte aty, është iluziv, sepse i ka hyrë lepuri në bark dhe ka një frikë të tmerrshme nga ajo që i ka bërë vetes së tij.

Atë nuk e zë vendi vend, se ka kryer krime të shëmtuara, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ai sot, mirë është të sillni një barrelë këtu, sepse i ka rënë fuqia te këmbët. Ai sot bëri mirë që nuk doli aty, se nuk ka si të paraqitet para shqiptarëve me krimin e shëmtuar transatlantik që ka kryer.

Jam këtu për një seri pyetjesh, janë 13, por duhet të jenë 130, të cilave duhet t’u përgjigjet komisioni hetimor parlamentar. Pa marrë përgjigje këto pyetje, Shqipëria do ketë kaos dhe vetëm kaos.

Përgjegjësia do bjeri mbi atë, që ka ulur sot në vendin e vet, tradhtarin e SHBA, vrasësin me pagesë të opozitës shqiptare, Charles McGonigal.

Është e pashembullt në histori, që një vend partner të rekrutojë kryezbuluesin e një vendi që udhëheq botën e lirë, që udhëheq NATO-n dhe është udhëheqësi kryesor i paqes dhe sigurisë mbi tokë.

Është e pashembullt që një kryeministër të vërë në dispozicion të tij, të gjithë shtetin, për të bërë luftën më monstruoze, më të turpshme kundër pluralizmit dhe opozitës.

Ke kryer krim në SHBA. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA tha se kush paguan punonjësit tanë për interesat e tyre, cenon sigurinë tonë kombëtare.

Ndaj, hiq çdo iluzion, je nën hetim, ke kryer krim. Sa do të mbajë imuniteti diplomatik, por do bëjmë gjithçka që të ta heqim atë.

Ti ke vazhduar me McGonigal sistemin e gjobave 20 përqind që ushtroje me pasion të çmendur.

Mos fol se edhe ti më dukesh McGonigal, Damian ti fole apo Taulanti se dhe ju McGonigal jeni të dy. Jo jeni Duçka dhe Neza. Mos flisni kur flas unë, më lini të flas sepse a nuk ishte ti ai që the më ka ngarkuar Rama ato detyra. A po tani paske ndërruar fjalën. Do shkoje t’i varje dekorata atij, kurse t’i tjetri do t’i çoje biznesmenë”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishaKrimKryesore1Rames

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Kusari-Lila cilëson “patetik” fjalimin e Abdixhikut

Kusari-Lila cilëson “patetik” fjalimin e Abdixhikut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com