GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha i sigurtë: Dyert do të hapen

13:34 - 07/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha i sigurtë: Dyert do të hapen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me mbështetësit e tij është shfaqur në ambientet e jashtme të selisë blu, ku ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Basha se ka humbur integritetin moral. Ai u shpreh se Basha e ka kthyer selinë në bunkier dhe po e përdor si pronë private.

“Prej disa ditësh shqiptarët po përjetojnë, po ndjekin në mënyrë të pabesueshme zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës apo të realizmit fantastik të Garsia Markezit. Skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga aktet e turpshme në akte të tjera po kaq të turpshme. Një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë më e vogël e integritetit moral dhe politik, e integritetit qytetar. A mundet kush të imagjinonte se një ish-lider i ri do të mbyllte karrierën e tij politike në vend të nënshtrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij në blindimin dhe shtrimin në bunker burgu të selisë së PD, bllokimin e saj, bllokimin e hyrjeve në këtë seli për deputetë të PD-së, mbushjen e kësaj selia me kriminelë delinkuentë që rëndojnë mbi shpatullat e tyre vrasje njerëzish”.

Teksa iu iu bëri thirrje mbështetësve të tij t’i bashkohen ditën e nesërme, Berisha iu garantoi punonjësve të PD-së se protesta është paqësore dhe protestuesit nuk kanë asnjë hatërmbetje me ta. Ai u shpreh se synimi i tij i vetëm është kthimi i PD-së në shtëpinë e lirisë. Ndonëse bëri këtë deklaratë ai u shpreh se nuk ka asnjë diskutim që dyert do të hapen.

“Nuk ka të bëjë me zyrë, por zbatimin e parimit themelor që ndërtohen shoqëritë e lira, ku shumica vendos e pakica respektohet. Në qëndrimin e deputetit Basha del e qartë si drita e diellit se ai si pakicë kërkon të dhunojë shumicën dhe në një akt marrëzie kërkon të konfiskojë shtëpinë e demokratëve duke e trajtuar sikur ta ketë pronë personale. Pluralizmi politik është asgjësuar në brava e dyer të blinduara. Ftoj anëtarët e PD, 44 mijë dhe gjithë të tjerët që nuk morën pjesë në referendum dhe të gjithë ata që firmosën shkarkimin e Bashës, të bashkohen për revolucion paqësor. Garantoj të gjithë punonjësit e selisë blu se protestuesit nuk kanë hatër mbetje me to, por të qëndrojnë të qetë. Problemi i vetëm që kanë protestuesit është hapja e dyerve”, tha Berisha.

Etiketa: berishaprotesteselia blu

Lajme të lidhura

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit
Aktualitet

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha
Aktualitet

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 - 17/03/26
Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit
Aktualitet

Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

13:13 - 17/03/26
Para
“Do bëhem meme përjashtë”, Xheisara debaton me Arbrin

“Do bëhem meme përjashtë”, Xheisara debaton me Arbrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia
Aktualitet

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26

Rreth 24 ton misër i importuar nga Greqia është bllokuar në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë, pas inspektimeve...

Lexo më shumë
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com